Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: El-Islamu dijnu-Llahi lejse lehu dijnun siuah, fq.13

 

 

Muslimanët e kanë detyrë që të thërrasin për në hak, të shpjegojnë Islamin dhe mirësitë e tij; të sqarojnë realitetin e tij për të gjithë popujt, me gjuhën që secili prej tyre e kupton, në mënyrë që të përcjellin fenë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ashtu sikurse është detyrë për ta që t’i hedhin poshtë dyshimet që hedhin armiqtë e Islamit, si dhe t’i refuzojnë akuzat me të cilat ata e godasin Islamin, duke e sqaruar kotësinë e këtyre akuzave me argumente të transmetuara (nga Kurani dhe Suneti) dhe argumente logjike.

 

Kjo është kështu, sepse Allahu i ka obliguar ata që ta ndihmojnë fenë dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe Ai – SubhaneHu ue Te’ala – i ka njoftuar ata se nuk ka shpëtim dhe lumturi veçse për atë që e ndihmon hakun dhe e pason atë.

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi