Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Pyetësi thotë: “Shejkhu ynë bujar, mjetet e komunikimit social dhe informacionit janë përhapur gjithandej. Ne shpresojmë nga hirësia juaj që t’u drejtoni një këshillë nxënësve të dijes dhe thirrësve në lidhje me shfrytëzimin e këtyre mjeteve për të përhapur Teuhidin!”

Përgjigje: Po, në këto mjete ka hajr (mirësi), por edhe sherr. Andaj ju duhet të përfitoni prej hajrit të tyre, dhe ky hajr është që ju të përhapni në to thirrjen për tek Allahu dhe sqarimin e Teuhidit, sqarimin e saktë me të cilin erdhi i dërguari i Allahut – sal-la Allahu alejhi ue sel-lem; ju duhet ta përhapni këtë nëpër mjetet e komunikimit. Ky është shans për ju, prandaj shfrytëzojeni atë. Mos ua lini atë njerëzve të këqij dhe thirrësve të devijuar, porse bëjuni presion atyre në këto rrjete. Sepse nëse ata shohin që e vërteta përhapet, atëherë do të ndalen.

 

﴿بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ

Porse Ne e godasim të pavërtetën (batilin) me të vërtetën (hakun), e vërteta e shkatërron dhe e zhduk  atë.El-Enbija, 18

 

Pra, shfrytëzojini ato!

 

Përktheu: Muhamed Kallashi

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org