Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Ixhabaat el-Muhimmeh fi el-Meshakil el-Mulimmeh, fq. 165, botimi “Dar el-Imam Ahmed,” botimi i parë, viti 1435 H.
Pyetje: Disa thirrës e kanë zgjedhur humorin dhe të qeshurat si metodë dhe mjet për t’i thirrur njerëzit në udhëzim dhe pendim për tek Allahu, gjatë ligjëratave dhe fjalimeve i që mbajnë. Çfarë gjykimi ka kjo metodë në thirrjen për tek Allahu?
Përgjigje: Shakatë dhe humori nuk kanë qenë ndonjë ditë prej ditëve pjesë e thirrjes për tek Allahu. Thirrja për tek Allahu bëhet përmes Kuranit dhe Sunetit, këshillës dhe përkujtimit, kurse shakatë dhe humori, i vdesin zemrat. Njerëzit fillojnë të qeshin, të bëjnë shaka dhe nuk vijnë në këtë ky vend për shkak se ka ligjëratë, porse vijnë për argëtim. Kjo nuk është aspak në rrëgull dhe nuk është metodë e thirrjes, porse është metodë argëtimi.
Përktheu: Jeton Shasivari