Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-‘Uthejmin
Burimi: ligjërata me titull “Irshadat lit-Tabiib el-Muslim”
Pyetje: A merr gjynah ai që jeton mes atyre që nuk janë muslimanë dhe nuk i fton ata në Islam?
Përgjigje: S’ka dyshim që ai ka lënë një obligim, sepse Allahu ka urdhëruar që të ftojmë në Islam, e sa pranë Islamit janë disa mjekë! Prandaj, këshilla ime për ju është – përveç këshillave që ju dhashë më përpara – se duhet të ftoni në Islam ata që janë të Krishterë apo edhe ithtarët e feve të tjera, duhet t’u jepni libra që t’i lexojnë ose kaseta që t’i dëgjojnë, të cilat duhet të jenë me gjuhët e tyre. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha ‘Alij Ibën Ebi Talibit:
لأن يهدي الله بك رجلاً واحداً خير لك من حمر النعم
“Që ta udhëzojë Allahu nëpërmjet teje një njeri të vetëm, kjo është me e mirë për ty sesa devetë e kuqe.”
Pra, kjo gjë është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe, të cilat ishin pasuria më e fisme tek Arabët atëkohë. Prandaj, porosia ime për ju është që t’i ftoni ata në Islam, më e pakta që ata ta dinë se Islami është Feja e vërtetë. Ama nëse ti rri i heshtur para tyre, ata do të thonë që secili të mbajë fenë e tij, asnjëri të mos ftojë tjetrin te feja e tij. Madje edhe nëse përdoren metoda për thirrjen e tyre duke i ftuar në shtëpi e duke i nderuar, këtu s’ka gjë të keqe.
Përktheu: Alban Malaj