Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135284

Pyetje:

Nëse udhëheqësi nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu, pastaj ai i lejon disa njerëz që të bëjnë demonstrata të cilat quhen të garantuara, sipas disa kritereve që i ka vendosur udhëheqësi, dhe kështu ata njerëz vazhdojnë me këtë veprimtari dhe thonë, “Ne nuk i kundërvihemi udhëheqësit, por e bëjmë këtë (demonstratë) me lejen e tij.” A lejohet kjo gjë nga ana Sheriatike, pavarsisht kundërshtimeve të teksteve të Kur'anit dhe Sunetit?

Përgjigje:

Ti e ke detyrë që të pasosh Selefët; nëse kjo ka qenë tek Selefët atëherë është e mirë. E nëse nuk ka qenë tek Selefët atëherë është e keqe. Dhe nuk ka dyshim se demonstratat janë të këqia sepse ato të shpien në kaos, nga demonstruesit dhe nga njerëzit e tjerë. Ndoshta ato arrijnë deri në shkelje të ndereve apo të pasurive ose në dhunë fizike, sepse midis njerëzve në këto turma të rrëmujshme mund të ketë ndonjë pijanec që nuk di çfarë thotë e çfarë bën. Kështu që, demonstratat që të gjitha janë të këqija, qofshin ato me lejen apo pa lejen e udhëheqësit. Dhe leja që japin disa udhëheqësa është veçse sa për propagandë, sepse po të kthehesh në zemrën e tij do të gjesh se ai i urren ato në kulm, mirëpo ai shfaqet sikur ai është ashtu siç thotë - demokrat - dhe se ai ka hapur derën e lirive të njerëzve. Dhe kjo nuk është prej rrugës së Selefëve.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj