Demonstratat e grave dhe të burrave janë prej shkaqeve të fitneve

Autor: Shejkh Abdul'-Azijz bin Baz



Pyetje:

“A konsiderohen demonstratat e burrave dhe të grave kundër sunduesve dhe udhëheqësve si mjete të davetit? Dhe nëse dikush vdes (d.m.th. vritet) gjatë këtyre demonstratave, a konsiderohen ai si shehid që ra në Rrugë të Allahut?”

Përgjigje:

“Unë nuk i shoh demonstratat e grave dhe të burrave si zgjidhje! Përkundrazi, ato janë prej shkaqeve të fitneve, prej shkaqeve të sherreve dhe prej shkaqeve të zullumit të disa njerëzve dhe dhunimin e disa të tjerëve padrejtësisht. Kurse metodat Sheriatike janë: shkruajtja e letrave, dhënies e këshillës dhe thirrja (daveti) drejt mirësisë, në rrugë paqësore. Këtë rrugë kanë ndjekur njerëzit e dijes dhe poashtu Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ata që i ndoqën në mirësi; duke shkruajtur mesazhe, duke folur dhe diskutuar drejtpërdrejtë me prijësat apo pushtetarët, duke i telefonuar atyre, duke u dhënë këshilla të sinqerta apo duke u dërguar mesazhe, pa i sharë ata nëpër minbere apo në vende të tjera, duke thënë që ai ka bërë kështu e ka thënë ashtu. Dhe Allahut i kërkojmë ndihmë.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj