Ai është ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah Ibn Sulejman el-Hamdani el-Xhabiri. Fisi Xhabir e ka prejardhjen nga fisi Harb në Hixhaz.

Ai ka lindur në fshatin Fakir pranë luginës Far’ në qytetin e Medines, në vitin 1357 Hixhrij. Në vitin 1365 Hixhrij ai shkoi në Medine dhe për arsye familjare u detyrua t’i ndërpriste studimet për njëfarë kohe. Në vitin 1381 Hixhrij ka ndjekur studimet në Darul-Hadijth në Medine dhe pastaj vazhdoi në Me’hadul-‘Ilmi. Ai hyri në Universitetin Islamik në Kolegjin e Sheriatit dhe u diplomua në vitin 1392 Hixhrij me rezultate të shkëlqyera. Ai doli i pari në klasën e tij në Medine.

Mësuesit e tij:

Për sa u përket mësuesve të tij, atëherë lavdi Allahut, ata të gjithë kanë vlerat e tyre në edukim, kultivim dhe kuptimin e saktë të Fesë së Allahut. Mes mësuesve të tij në Darul-Hadijth (në Medine) përmendim:

Shejkh Sejfur-Rrahman Ibn Ahmed,
Shejkh ‘Ammar Ibn ‘Abdilah.

Mësuesit e tij në Me’hadul-‘Ilmi në Medine:

Shejkh ‘Abdullah Ibn ‘Abdul-‘Azijz el-Khudejr,
Shejkh ‘Aude Ibn Talk el-Ahmedi,
Shejkh Dakhilullah Ibn Khalife el-Khulejti,
Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibn ‘Abdilah Ibn ‘Axhlan (i cili aktualisht jep mësim në Meke),
Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdilah el-‘Axhlan.

Mësuesit e tij në Universitetin Islamik në Medine:

Dijetari i madh, muhadithi, Hammad Ibn Muhammed el-Ensari,
Dijetari i madh, muhadithi, ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad,
Shejkh Ebu Bekr el-Xheza’iri.

Detyrat që ka kryer:

Ai ka qenë Imam në Xhaminë Sebk në Medine që nga viti 1387 e deri në vitin 1392 Hixhrij.
Ka qenë mësues në shkollën e mesme në Xhidde, e quajtur Umer Ibn ‘Abdul-Azijz, që nga viti 1392 e deri në vitin 1396 Hixhrij.
Ka qenë thirrës në Qendrën e Da’ues në Medine dhe ka mbajtur vendin e kryetarit në këtë qendër që nga viti 1396 e deri në vitin 1404 Hixhrij.
Ka qenë mësues në Universitetin Islamik që nga viti 1404 e deri më 1 Rexheb të vitit 1417 Hixhrij. Pastaj doli në pesion sipas ligjit që ishte në fuqi. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai studjoi dhe mori gradën e magjistraturës në Tefsir.

Karakteri i tij dhe dashuria për Ehli-Sunetin:

Shejkhu është shumë i butë me nxënësat e dijes, mirëpret njerëz nga të katër cepat e botës dhe shtëpia e tij është e hapur për ata që kanë pyetje dhe duan të përfitojnë prej tij. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij duke dhënë mësim në xhaminë e tij, në shtëpinë e tij, duke komunikuar nëpërmjet telefonit me studentët në Xhaminë e Pejgamberit ose nëpërmjet Internetit. Ka patur raste që Shejkhu mbante rreth pesëmbëdhjetë mësime në një javë. Kujdesi dhe interesimi i tij për të përhapur dije dhe për të shpjeguar librat e Ulemave të Ehli-Sunetit është mëse i qartë. Shejkhu udhëton për të bërë da’ue qoftë brenda ashtu edhe jashtë Arabisë Saudite, ndonëse ai është i verbër. Ai kurrë nuk ankohet për humbjen e shikimit. Madje, ai ka arritur një gradë të lartë pasi Allahu e ka bekuar atë me dituri, kujtesë të fortë dhe fik’hun e kësaj Feje.

Shejkhu gjithashtu bën edhe humor. Ai kujdeset mjaft për familjen e tij duke u kushtuar atyre një pjesë të kohës së tij për t’u bërë qejfin atyre. Ai i do shumë fëmijët dhe luan me ta dhe i mëson.

Ai i do pasuesit e Sunetit në veçanti dhe interesohet gjithmonë për dijetarët në Saudi dhe në çdo vend tjetër. Në vitin 1425 Hixhrij ai u takua me Shejkh Muhamed ‘Abdul-Uehab el-Benna në Xhaminë e Shenjtë në Mekke dhe të dy u përqafuan me mall. Shejkh Muhamed el-Benna qau kur pa Shejkh ‘Ubejdin nga dashuria që kishte për të dhe e ftoi atë në shtëpinë e tij për drekë.

Pozita që ka ai tek Ulematë:

Dijetarët e lavdërojnë Shejkh ‘Ubejdin dhe e njohin dijen dhe fik’hun e tij. Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur për Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirin dhe ka thënë që të përfitohet prej tij pasi ai njihet si një ndër dijetarët. Madje, ai i ka dërguar një letër Shejkh ‘Ubejdit ku e falenderon atë për kontributin që po jep në fushën e da’ues.

Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhajmi, një nga dijetarët e vjetër të Medines dhe mësues në Universitetin Islamik të Medines e do shumë Shejkh ‘Ubejdin dhe e çmon shumë dijen dhe fik’hun e tij. Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij i këshillon nxënësat e dijes që të përfitojnë nga dituria dhe fik’hu i tij. Ai ka thënë para disa vjetësh për Shejkh ‘Ubejdin: “Përfitoni prej ti sa më shumë, sepse unë tani jam shtatëdhjetë e dy vjeç dhe nuk e di se kur do vijë ora ime (për t’u larguar nga kjo dynja)...”

Dijetari i madh, muhadithi, Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (Allahu pastë mëshirë për të) kishte shumë respekt për Shejkh ‘Ubejdin. Shumë pak kohë përpara se të vdiste, ai u pyet nga disa studentë: “Shejkh i nderuar, disa njerëz në Perëndim mendojnë dhe përhapin fjalë kinse Shejkh Rabij' bin Hadi dhe Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri nuk janë nga dijetarëte mëdhenj, por dijetarët e mëdhenj janë Shejkh Salih el-Feuzan dhe Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite. Çfarë komenti keni ju për këto fjalë?”

Dhe ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: “Nëse ky person (që thotë këto fjalë) është xhahil, atëherë atij i duhet thënë: Ky është veçse mendimi yt. Ne i konsiderojmë ata prej dijetarëve të mëdhenj. Këto fjalë nuk dëmtojnë as Rabinë dhe as ‘Ubejdin. Është e natyrshme që njerëzit të flasin kundër Ehli-Sunetit! Kjo nuk e dëmton Rabinë dhe ‘Ubejdin aspak.”

Ndërsa Shejkh ‘Ubejdi ka thënë për këto zëra që përhapen kundër tij: “Mos prisni që bidatçijtë të vendosin lule para jush, mos u shqetësoni për ato që thonë ata. Ndiqeni këtë rrugë, rrugën e dijes, ngase as Pejgamberi nuk u kursye nga ofendimet.”

Me një rast tjetër ai ka thënë: “Dituria pa urtësi është shkatërrim. Është detyrë për thirrësat që ata të kenë dije, dhe dija vjen duke u ulur tek Dijetarët.”

Veprat e tij:

1 - Tejsirul-Ilah bi-Sherh Edileti esh-Shurut La ilahe il-lAllah (e botuar),
2 - Tenbih Dheuil-‘Ukul es-Seleme ila Feua’id Mustembat mines-Sittetil-Usul el-‘Adhijme (e botuar nga shtëpia botuese Dar el-Bukhari),
3 - Imdadul-Karij bi-Sherh Kitabut-Tefsir min Sahihul-Bukhari (e botuar në 4 vëllime),
4 - Sherh Munteka Ibn Xharud (e papërfunduar),
5 - Fet’h el-‘Alijil-A’la bi-Sherh el-Kaua’idul-Muthla (e botuar),
6 - Itihaful-‘Ukul bi-Sherh Thelathetil-Usul,
7 - Kaua’idul-Fik’hije të ‘Abdur-Rrahman es-Sa’di.
8 - Radd ‘ala ‘Ali Xhifri.

Librat që presin të botohen:

1 - Heijetul-Mubtedi’ bi-Sherh Mendhumatul-Kaua’idul-Fik’hije,
2 - Rasa’il el-Xhabiri fi ed-Da’uetu ila el-Xhema’atus-Selefije fij Tahdhir eth-Theura Fikrije,
3 - et-Tuhfetul-Xhabirije fij Mulakhas el-‘Akijdetis-Selefije.

Mësimet që ka mbatur në Xhaminë Nefa’ Ibn ‘Amir në Medine:

Sha’ban, 1425 Hixhrij
Sahih Sunen Ebi Davud - Kitabus-Sunneh,
Mimije të el-Hafidh el-Hakemi.

Ramadan, 1425 Hixhrij
Bulugul-Meram - Libri i Agjërimit,
Mexhalis Ramada të Shejkh ‘Ibn ‘Uthejminit.

Sheual, 1425 Hixhrij
Bulugul-Meram - Libri i Pastërtisë (përfundoi në muajin Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij),
Sahih Sunen Ibn Maxheh - Parathënia e tij (përfundoi në Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij),
Kaua’idul-Fik’hije të ‘Abdur-Rrahman Sa’dit (përfundoi në Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij).

Sefer, 1426 Hixhrij
El-Kaua’idul-Erba’ (e përfunduar),

Rabi’ul-Euel, 1426 Hixhrij
Usul eth-Thelathe.

Më mbas ai ka përfunduar vepra të tilla si:

Kitabut-Teuhijd të Muhamed bin ‘Abdul-Uehab (2 herë në katër muaj),
Mukadimetul-Kiruanije të Ibn Ebi Zejd el-Kiruanit.
Usulus-Sunneh të Imam Ahmedit,
Sherh Lu’matul-I’tikad të Ibn Kudames me shpjegim të Shejkh Ibn ‘Uthejminit,
Lu’lu uel-Merxhan - Kitabul-Iman, et-tahera, Salat,
El-Edebul-Mufrad, 22 mexhlise,
Rijadus-Salihin, 15 kapitujt e parë,
Minhaxhus-Salikin të Abdur-Rrahman Sa’dit - krejt kapitujt e ibadetit,
Shurut es-Salat të Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehabit,
Es-Sunneh të Imam el-Meruezit,
El-‘Akijdetul-Uasitije,
Minhaxhus-Salikin - Kitabul-Buju’.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri vazhdon të japë mësim dhe të ndihmojë Da’uetin Selefij brenda dhe jashtë Arabisë Saudite. Allahu e ruajt dhe e shpërbleftë atë për mundin e tij të vyer që po jep për Muslimanët anë e mbanë botës.

 

Përktheu Alban Malaj