Burimi: “Seb’une Meseleh Muhimmeh fi Sijam,” (Shtatëdhjetë çështje të rëndësishme rreth agjërimit), fq. 1


Të gjitha lavditë i takojnë Allahut, të Vetmit. Lëvdata dhe shpëtimi qofshin për atë që nuk ka Pejgamber tjetër pas tij, për familjen e tij dhe për shokët e tij dhe dërgoftë selame të shumta.

Më tej:

Dijetari fisnik, Shejkhu ‘Abdullah bin Muhammed bin Husejn bin Muhammed ‘Alij es-Sagir en-Nexhmij ma ka prezantuar librin “Shtatëdhjetë Çështje” të cilat i ka mbledhur rreth temës së agjërimit, e që janë prej çështjeve të rëndësishme, si dhe janë nga gjërat që njerëzit kanë nevojë për t’i ditur ato.

Ai i ka përmbledhur ato nga fjalët e njerëzve të dijes, nga të mëhershmit si dhe nga ata të mëvonshmit duke i dhënë rëndësi të madhe përzgjedhjes që ka bërë Shejkhu jonë, i dituri, fisniku, figura eminente, muxhahidi, Shejkh Abdul’Aziz ibën Baz – Allahu e faltë atë dhe ia ngrittë gradat e tij me banorët e ‘Ilijinëve –. Këtë libër ma kanë lexuar dhe e kam rekomanduar atë, si dhe porosita që të botohet për shkak se e kam parë nevojën e njerëzve për të.

Kështu që, Allahu ia shpërbleftë me të mira dhe e begatoftë në të, si dhe i shtoftë ata që janë sikurse ai. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij.

Shkroi: Ahmed bin Jahja en-Nexhmij

7/7/1421H

Përktheu: Altin Dallashi