Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Kurse fjala e parë, ku ka pretenduar ky gënjeshtar, ky dexhall, se unë them se “Shejkh Muhamed bin Hadij – Allahu e ruajtë – nuk është ‘aalim (dijetar),” ky është gënjeshtar. Unë kam një audio që është regjistruar në Gjermani, në të cilën kam thënë se Shejkh Muhamed bin Hadij është nga ulematë e Muslimanëve, është nga ulematë tek të cilët duhet të kthehemi. Mirëpo unë e ritheksoj se çdo dijetar nuk ia qëllon në çdo fjalë që e thotë, por ai është i shpërblyer sipas gjendjes së tij: nëse ia qëllon ka dy shpërblime dhe nëse gabon ka një shpërblim.

 

Unë i lavdëroj edhe nxënësit e dijes selefij që janë më poshtë se Shejkh Muhamed ibën Hadij, atëherë si është çështja me një si puna e Shejkh Muhamed ibën Hadij?

 

Unë them se Shejkh Muhamed ibën Hadij – Allahu e ruajtë – me gjithë fuqinë e tij që ka në dije, është njeri i logjikshëm. Po ashtu e njohim si njeri që bën ibadet, dhe ne nuk lavdërojmë asnjë para Allahut.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari