Se'id Ibn el-Musejjib -- Allahu e mëshiroftë -- ka thënë: "Personi vazhdon të jetë i ditur për sa kohë vazhdon të kërkojë dituri. Por kur ai ndalon së kërkuari dituri dhe mendon se i mjafton ajo që ka mësuar, atëherë ai është në kulmin e injorancës së tij..." [1]
Mesruk -- Allahu e mëshiroftë -- ka thënë: "Dituri e mjaftueshme për robin është se ai i frikësohet Allahut, ndërsa injorancë e mjaftueshme për robin është se ai është i mahnitur me diturinë që ka." [2]
Imam Sha'bi -- Allahu e mëshiroftë -- ka thënë: "Nuk do të vijë Ora e Fundit derisa dituria të kthehet në injorancë dhe injoranca të kthehet në dituri." [3]
Fundnota:
[1] Mexhmu' Sherh Muhedheb (1/56)
[2] Akhlalul-'Ulema (n. 40)
[3] Xhami'ul-'Ulum uel-Hikem, 1/140
Përktheu: Alban Malaj