Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah er-Raxhihi

Burimi: Sherhul Mukhtar min Usuli Sunneh, mësimi i parë, min. 1:08:10

 

 

Pyetje: Te ne në Francë, ka ca të rinj të cilët nuk e zotërojnë gjuhën Arabe e as shkencat sheriatike. Po ashtu, ata nuk kanë mësuar te ndonjë dijetar e as te ndonjë nxënës dijeje, kurse marrin guximin që t’u mbajnë mësime të rinjve duke u mbështetur në disa përkthime që i bëjnë vetë nga disa libra të dijetarëve. Cila është këshilla juaj për ta? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

 

Përgjigje: Ata i këshillojmë që të ndalen nga kjo punë dhe ta dinë se kjo që bëjnë ata është krim. Krim nga ana e tyre! Si i mësojnë të tjerët kur ata për vete nuk kanë dituri?! Siç e tha pyetësi se ata s’kanë dituri për vete, porse i mësojnë njerëzit duke u bazuar në injorancë dhe devijim. Këta kanë gjynah për vete dhe i marrin gjynahet edhe të atyre të cilëve ua mësojnë devijimin. Këta e kanë detyrë që të ndalen nga kjo gjë dhe t’i drejtojnë të tjerët te njerëzit e dijes në mënyrë që të nxënë dituri prej tyre. Lavdi Allahut, ata kanë mundësi që të prezantojnë nëpër seminaret dhe mësimet që mbahen në vendet e tyre, ose t’i dëgjojnë mësimet që mbahen në internet. Por, që t’u japin mësime njerëzve dhe t’i mbledhin njerëzit rreth vetes duke mos pasur dije – siç e përmendi pyetësi – kjo është krim. Këta kanë gjynahet e veta dhe gjynahet e të tjerëve që i mësojnë duke u bazuar në injorancë dhe devijim.

 

Kërkojmë prej Allahut shpëtim dhe mirëqenie! Ata e kanë detyrë që të pendohen tek Allahu dhe të heqin dorë nga kjo vepër; të tërhiqen dhe të mos mbajnë mësime vetëm se atëherë kur të posedojnë dituri.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari