Autor: Salih el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/2030
Muslimani e ka obligim që të jetë shumë i kujdesshëm në pyetjet që u drejton dijetarëve dhe të qëndrojë me fetvanë që ka dhënë dijetari i devotshëm si dhe të punojë me të, në mënyrë që të heqë përgjegjësinë nga vetja e tij. Sepse ai në këtë rast, ka bërë aq sa ka mundur dhe ka punuar me Fjalën e të Lartësuarit:
﴿فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ﴾
“Pyesni ata që dinë nëse nuk dini.” en-Nahl, 43
Fjala e Tij:
﴿فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْر﴾
“Pyesni ata që dinë...”.
D.m.th. njerëzit e dijes. Kjo tregon se ai nuk duhet të pyesë dikë tjetër veç njerëzve të dijes.
Ndërsa Fjala e Tij:
﴿إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ﴾
“Nëse nuk dini.”
Tregon se ai që ka dije nuk pyet, porse punon me dijen e tij. Kurse ai që pyet, është vetëm ai që nuk ka dije.
﴿إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ﴾
“Nëse nuk dini.”
Përktheu: Muhamed Kallashi