Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Një mësues ua ka thënë nxënësve të tij këto fjalë:

(E para): “Allahu qëndroi mbi Arshin e Tij pa e prekur atë.” Pastaj u kthye nga kjo fjalë.

(E dyta): U ka thënë: “Profeti – sal-la Allahu alejhi ue sel-lem - gaboi në ngjarjen (e sures Abese): عَبَسَ وَتَوَلَّىٰ “Ai u mrrol dhe i ktheu shpinën.” Abese,1. Pastaj u kthye nga kjo fjalë.

(E treta): Gjithashtu i atribuoi Shejkhul islamit (Ibën Tejmijes) se ai pohon teselsul-in (para çdo krijese ka ekzistuar një krijesë tjetër, sh.p.), pastaj u kthye nga kjo fjalë.

Kështu ai ka bërë disa gabime pastaj kthehet, a merret dija tek një shejkh si ky?

 

Përgjigje: Ky fut dyshime! Ky u fut dyshime njerëzve në çështjet e akides së tyre. Andaj nuk lejohet të merret mësim prej tij, as që të merret dija prej ai, sepse ky është nga njerëzit e devijuar. Ky u fut dyshime njerëzve duke shfaqur akiden e tij të kotë dhe kur sheh që njerëzit e refuzojnë atë, atëherë ai shfaqet sikur është kthyer nga ajo akide për t’i mashtruar ata. Prandaj, nuk lejohet pranimi i këtij personi, as nxënia e dijes prej tij dhe është obligim ruajtja nga ai.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org