Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: "Shpresoj që t'ju jepni këshilla disa nxënësve të dijes të cilët nxitojnë në dhënien e fetvave, si zakonisht ata që janë imam (nëpër xhami) dhe muezin të xhamive?

Përgjigje e Shejkh Feuzanit: Fetvaja është kompetencë e dijetarëve, Allahu (Xhel-le ue 'Ala) thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.”
En-Nahl, 43


Pra, pyete për fetva atë që ka dije. Njerëzit e fetvave janë njerëzit e dhikrit dhe të dijes të cilët janë të specializuar për të. Dhe nuk pyetet çdo nxënës dijeje, apo çdo fillestar, apo çdo njeri i rëndomtë ('ammij), kjo nuk lejohet. Kjo është nga të folurit për Allahun pa dituri. Nuk lejohet te pyeten të këtillët dhe nuk u lejohet të këtillëve që të japin fetva. Transmetohet në hadith apo në ether:

“Më i nxituari prej jush për të dhënë fetva është më i nxituari për në Zjarr.”
Sepse ai që jep fetva thotë se Allahu e ka bërë hallall këtë gjë, ai lajmëron për Allahun se Ai e ka ndaluar këtë gjë dhe e ka lejuar atë gjë. Pra, ai shpif për Allahun duke mos patur dije. Nëse fetvat e tij janë të gabuara, ai shpif për Allahun pa dije. Allahu do ta pyes për atë Ditën e Kijametit.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi