Autor: Shejkh AbduRrazak el-Bedër

Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/2478

 

 

Transmetohet nga Enes bin Malik – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

 

إِنَّ مِنْ النَّاسِ مَفَاتِيحَ لِلْخَيْرِ مَغَالِيقَ لِلشَّرِّ ، وَإِنَّ مِنْ النَّاسِ مَفَاتِيحَ لِلشَّرِّ مَغَالِيقَ لِلْخَيْرِ ، فَطُوبَى لِمَنْ جَعَلَ اللَّهُ مَفَاتِيحَ الْخَيْرِ عَلَى يَدَيْهِ ، وَوَيْلٌ لِمَنْ جَعَلَ اللَّهُ مَفَاتِيحَ الشَّرِّ عَلَى يَدَيْهِ

“Me të vërtetë që ka njerëz që janë çelësa të mirësisë dhe kyça të sherrit, dhe ka njerëz që janë çelësa të sherrit dhe kyça të mirësisë. Lum për atë që Allahu i ka dhënë çelësat e mirësisë në duart e tij dhe mjerë për atë që Allahu ia ka dhënë çelësat e sherrit në duart e tij.” [1]

 

Kush dëshiron për veten e tij që të jetë nga çelësat e mirësisë dhe nga kyçët e sherrit, prej njerëzve të lumtur, atëherë duhet të bëjë këto gjëra në vijim:

1-        Sinqeriteti për Allahun në fjalë dhe vepra, sepse ky është themeli çdo mirësie dhe burim i çdo virtyti.

2-        T’i lutet dhe t’i përgjërohet Allahut, që t’i japë sukses për këtë, sepse lutja është çelësi i çdo mirësie. E Allahu nuk e kthen bosh robin që i lutet Atij dhe as nuk e zhgënjen besimtarin që e thërret Atë.

3-        Të përpiqet për kërkimin dhe marrjen e dijes, sepse dija të motivon për virtyte dhe moral të lartë, si dhe të pengon nga morali i keq dhe nga të neveritshmet.

4-        Përkushtimi ndaj adhurimit të Allahut, sidomos me kryerjen e obligimeve, veçanërisht namazin. Sepse namazi të ndalon nga të këqijat dhe të neveritshmet.

5-        Të stoliset me moral të mirë e të lartë, si dhe të largohet nga morali i ulët dhe i degjeneruar.

6-        Të shoqërohet me njerëz fisnikë dhe të ulet me njerëz të mirë, sepse tubimet e tyre i rrethojnë melaiket dhe i mbulon mëshira, dhe të ruhet nga tubimet e sherrxhinjve dhe njerëzve të këqij sepse aty zbresin shejtanët.

7-        T’i këshillojë robërit gjatë ndenjjes dhe përzierjes me ta, duke i angazhuar për të mirë dhe duke i larguar nga sherri.

8-        Të përkujtojë botën tjetër si dhe qëndrimin përpara Zotit të botëve, Ai do e shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të keqin për të këqijat që ka bërë.

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ﴿٧﴾ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ﴿٨﴾

Ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël sa një grimcë, do ta shoh atë, kurse ai që ka punuar ndonjë të keqe, qoftë ajo e vogël sa një grimcë, do ta shoh atë.” el-Zelzeleh, 7-8

9-        Shtylla e të gjithë këtyre është: dëshira e robit për vepra të mira dhe për t’u bërë dobi njerëzve. Kur kjo dëshirë të jetë prezente dhe nijeti të jetë me vendosmëri dhe vullneti të jetë i palëkundur, duke i kërkuar ndihmë Allahut për këtë dhe duke zgjedhur mënyrën më të lehtë, atëherë me lejen e Allahut, do të jetë prej çelësave të mirësisë dhe kyçeve të sherrit.

 

Allahu i ndihmon robërit e Tij duke u dhënë sukses atyre dhe ia mëson hakun atij që do dhe Ai gjykon më së miri.

 

Fundnota:

[1] Transmeton Ibën Maxheh (237) dhe e ka bërë hasen el-Albanij – Allahu e mëshiroftë – në “Sahihu Suneni ibni Maxheh” (194)

 

Përktheu: Muhamed Kallashi