Autor: Muhammed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Fetaua Nuur 'alad-derb, nr.368

Pyetje: Çfarë gjykimi ka ai që tradhton amanetin e bisedave apo gjërave të tjera, dhe cili është shpagimi i tradhtisë?

Përgjigje: Po! Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Unë dërgoj salavate dhe selame mbi Profetin tonë, Muhammedin, i fundit i Profetëve dhe prijësi i të devotshmëve, si dhe mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që i pasojnë ata në mënyrën më të mirë deri në Ditën e Gjykimit!

Tradhtia e amanetit është prej shenjave të nifakut (hipokrizisë). Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:

آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلَاثٌ: إِذَا حَدَّثَ كَذَبَ، وَإِذَا وَعَدَ أَخْلَفَ، وَإِذَا اؤْتُمِنَ خَانَ

“Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin, dhe kur i besohet diçka tradhton!” [Transmeton el-Bukharij (33), Muslim (59)]

Askujt nuk i lejohet që të tradhtojë amanetin, qoftë amanet me fjalë apo amanet me vepër, sepse po e veproi këtë gjë, atëherë ai ka një shenjë prej shenjave të nifakut, e ndoshta kjo gjë e çon atë deri te nifaku i madh, Allahu na ruajtë!

Kështu që, nëse ndonjëri të tregon një bisedë dhe të thotë se kjo është amanet, e ke haram që ta përhapësh atë te dikush tjetër, ose nëse ai bën një punë me ty dhe të thotë se e ke amanet, e ke haram që ta përhapësh atë te dikush tjetër, atëherë po e përhape, ti e ke thyer amanetin!

Por, nëse ndodh që ti gabove dhe e tradhtove amanetin, atëherë ti e ke obligim që t'i kërkosh hallallin atij që të zuri besë, sepse ti i bëre zullum atij, ngaqë ti e tradhtove atë, e ndoshta Allahu e udhëzon atë që të ta bëjë hallall ty.

Ndërsa atij që i vjen vëllai i tij që t’i kërkojë ndjesë, ai duhet ta falë atë dhe t'ia bëjë hallall, në mënyrë që të arrijë shpërblimin e tij tek Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm, siç thotë i Lartësuari:

فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّـهِ

“Ai i cili fal dhe bënë përmirësim, shpërblimin e ka tek Allahu.” [Esh-Shuura, 40]

Nuk ka dyshim se pasojat e përhapjes së amaneteve dallojnë nga njëra-tjetra; mund të ndodhë që përhapja e sekretit të një amaneti të madh, mund të sjellë dëme shumë të mëdha! Ose mund të jenë me dëme mesatare ose dëme të vogla.

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org