Kush është Ai që të ndihmon? Është Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar. Gajbin (të fshehtën) ti nuk e di, prandaj ti mos ki frikë nga Gajbi sepse Allahu ka në Dorën e Tij gjithçka dhe është Ai që paracakton çdo gjë. I Patëmeta dhe i Lartësuar është Ai!
Qetësia është një gradë në të cilën ka prehje dhe afrimitet me Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar.
Lexo ajetet e qetësisë në suren suren El-Fet’h dhe përsëriti ato, përsëriti ato kur të kaplon ndonjë frikë ty apo ata që ke përreth teje.
Pastaj, kërko dijen dhe afërsinë me Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar; dijen për Allahun dhe afërsinë me Allahun e Madhëruar e të Lartësuar. Sepse kështu do të të kaplojë një çlirim i madh në gjoksin tënd.
Dhe kujtoje Fjalën e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar për Profetin e Tij:
وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ
“Ne padyshim që e dimë se ty të ngushtohet gjoksi nga ajo që ata thonë.” [el-Hixhr, 97]
Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ia ka thënë këtë Profetit të Tij!
وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ
“Ne padyshim që e dimë se ty të ngushtohet gjoksi nga ajo që ata thonë.” [el-Hixhr, 97]
Dhe ka thënë gjithashtu i Madhëruari e Lartësuari në ajetin tjetër, në fund të sures en-Nahl:
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ
“Mos u trishto për ta dhe mos u ngushto për kurthet që ata kurdisin. Me të vërtetë që Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe me ata që janë mirëbërës.” [en-Nahl, 127-128]
Allahu është me ata në mënyrë të veçantë, siç e kemi mësuar, Allahu është me ta me ndihmë dhe përkrahje, nga Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.
إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ
“Me të vërtetë, Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe me ata që janë mirëbërës.” [en-Nahl, 128]
Por, Allahu i Madhëruar e i Lartësuar i sprovon robërit e Tij, i sprovon ata dhe ua zgjat sprovat.
Por, kur Allahu është me ty, ti je duke e adhuruar Allahun sepse ti po e ndjen afërsinë me Allahun, shpirti yt ka gjetur prehje tek Allahu dhe t’i ke gjetur qetësinë tek Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.
Përktheu: Abdullah Beqiri