Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira, pyetësi thotë: Në hadithin, i cili thotë se: “Allahu i ka mallkuar burrat që ju përngjasojnë grave.” A përfshihen këtu ata burra që veshin rroba të ngushta dhe ato lloj rrobash që veshin disa të rinj?

Përgjigje: Nëse burri vesh rrobat që janë të veçanta vetëm për gratë, atëherë ai ju ka përngjasuar atyre. Kështu që, ai e meriton mallkimin. Nëse rrobat nuk janë të veçanta vetëm për gratë, atëherë jo.

Nëse rrobat janë të ngushta atëherë nuk lejohet veshja e tyre për shkak se janë të ngushta dhe jo për shkak se është përngjasim. Grave gjithashtu nuk u lejohet të veshin rroba të ngushta pasi ato nuk janë veshje e grave muslimane. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi