Bismilah...

Shejkh Abdul'Azijz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/9305

Pyetje: Çfarë gjykimim ka shkurtimi i emrit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, si psh me shkronjat "savs"?

Përgjigje, Shejkh Bin Baz: Kjo nuk duhet bërë. Ai i cili shkruan emrin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem apo e shqipton atë, duhet që të dërgojë mbi të salavat të plotë, duhet të thotë (apo të shkruajë) “sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” dhe jo “savs”, dhe jo një “s” të vetme. Ky është dembelizëm që

nuk duhet, përkundrazi suneti dhe veprimi i ligjëruar është shkrimi i salavatit të plotë, duke thënë (dhe shkruajtur) sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, apo’ alejhis-salatu ues-selam, sepse Allahu Xhel-le ue 'Ala ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيماً

“Vërtet Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë salat mbi të Dërguarin. O ju të cilët keni besuar! Dërgoni salat dhe selam mbi të.” El Ahzab:56

Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thotë:

من صلى علي واحدة صلى الله عليه بها عشرا

“Kush dërgon salavat mbi mua një herë, Allahu dërgon salavat mbi të dhjetë herë.”

Është përcjellë nga i Dërguari ‘alejhis-salatu ues-selam se Xhibrili e ka lajmëruar se kush dërgon mbi të salavat një herë, Allahu dërgon salavat mbi të dhjetë herë, ndërsa kush dërgon mbi të selam një herë, Allahu dërgon selam mbi të dhjetë herë. Një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të mira, kështu që besimtari dhe besimtarja nuk duhet të tregohen dembelë në shkruarjen e salavatit, apo të tregohen dembelë në shqiptimin e salavatit kur përmendet Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Sa i përket nënkuptimit të salavatit me “s” apo me “savs”, kjo nuk duhet bërë.

Video në AudioSelefi.org


Përktheu: Jeton Shasivari