Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të Dërguarin e Allahut, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij dhe për këdo që ndjek udhëzimin e tij.
E më tej:
Unë u uroj mirëseardhje të dashurve nga Kosova dhe Shqipëria, selefijve të dashur nga Kosova dhe Shqipëria dhe vendeve tjera. E këshilloj veten time dhe ata që të kenë frikë Allahun në çdo gjendje dhe në çdo punë, të kenë frikë Allahun në akideh, në adhurim, po ashtu edhe në sinqeritet. Duhet që lidhja jonë me Allahun - Tebarake ue Te’ala - të jetë e bazuar në frikën ndaj Allahut dhe në sinqeritetin për Allahun - Tebarake ue Te’ala -.
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
“Dhe kush ia ka frikën Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje atij dhe e furnizon andej nga nuk e pret.” [et-Talak, 2]
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلا سَدِيدًا (٧٠) يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا (٧١
“O ju që besoni, kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” [el-Ahzab, 70 – 71]
Ka ajete të shumta ku ka ardhur urdhërimi që të kihet frikë Allahu - Tebarake ue Te’ala - dhe të kihet sinqeritet për Allahun.
وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ (٥
“Dhe ata nuk u urdhëruan vetëm se që ta adhurojnë Allahun duke qenë të sinqertë dhe duke e bërë adhurimin vetëm për Të, të jenë Hunefaa (larg çdo feje tjetër) dhe të falin namazin e të japin zekatin, e pikërisht kjo është Feja e drejtë.” [el-Bejjineh, 5]
Duhet të kihet frikë Allahu në fjalë dhe vepra. Sinqeriteti për Allahun duhet të jetë në fjalë dhe vepra, dhe ta dijë se Allahu e vëzhgon në çfarëdo situate të jetë. Nëse njeriu është në këtë gjendje apo xhemati është në këtë gjendje, eh sa gjendje e mirë është kjo! Sa gjendje e mirë është pasha Allahun! Nëse jeta e tij ndërtohet në frikë ndaj Allahut dhe sinqeritetin për Allahun - Tebarake ue Te’ala - dhe të dijë se Allahu e mbikëqyr atë për çdo punë, do ti përmirësohen edhe gjerat tjera – in sha Allah -.
I këshilloj ata që të kapen fort për Kur’anin dhe Sunetin, sikurse ka urdhëruar Allahu për këtë.
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا
“Të gjithë ju kapuni fort për Litarin e Allahut dhe mos u përçani.” [Aali-Imran, 103]
Kapuni fort që të gjithë për Litarin e Allahut, largohuni nga përçarja dhe nga çdo sebep i përçarjes. Jini si një trup i vetëm, nëse një gjymtyrë e tij sëmuret, i gjithë trupi i përgjigjet me pagjumësi dhe temperaturë.
Kështu pra, lidhja juaj të jetë e bazuar në frikën ndaj Allahut dhe në sinqeritetin për Allahun dhe në kapjen e fuqishme për Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.
Nga gjërat më të rëndësishme është: dashuria e ndërsjellë për hir të Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Kjo është një gradë madhështore tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - me të cilën do të kënaqen ata që janë dashur për hir të Allahut në Ditën e Gjykimit. Allahu do të thotë Ditën e Gjykimit: “Ku janë ata që janë dashur me njëri-tjetrin për hir Timin, për hir të Madhërisë Time? Sot, Unë do t’i fus ata nën hijen Time, ditë në të cilën nuk ka hije tjetër pos hijes Time.”
Ditën e Gjykimit ka gjendje të ndryshme, ka vështirësi të mëdha, do të afrohet Dielli, aq sa largësia mes njerëzve dhe Diellit do të jetë sa largësia e një miljeje. Transmetuesi (i hadithit) thotë: “Nuk e di, një milje a është distancë një milje apo është sa shkopi me të cilin lyhen sytë më kuhël.
Njerëzit do të jenë në këtë vështirësi të madhe, kurse ata që janë dashur me njëri-tjetrin për hir të Allahut, do të jenë në hijen e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.
Përkujdesuni me zell të madh për vëllazërinë midis jush për hir të Allahut dhe dashurinë midis jush për hir të Allahut, si dhe që t’u shmangeni të gjitha sebepeve që shkaktojnë dobësimin e kësaj dashurie dhe largimin e saj apo sebepet që shkaktojnë përçarje. Përçarja është e keq, sikurse ka thënë ibn Mesudi - radijAllahu anhu - se përçarja është e keqe. Allahu thotë:
إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ
“Me të vërtetë ti s’ke të bësh fare me ata që e kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në sekte.” [el-En’am, 159]
Dhe thotë Allahu - Tebarake ue Te’ala -:
وَأَقِيمُوا الصَّلاةَ وَلا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَ (٣١)مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ (٣٢
“…dhe faleni namazin e mos u bëni prej idhujtarëve, prej atyre që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në sekte, duke qenë secili grupim i kënaqur me atë që ka.” [err-Rruum, 31-32]
Besimtarët e sinqertë janë shumë larg nga kjo gjendje. Shmanguni këtyre situatave të këqija dhe kërkoni dije dhe jepni mund në kërkimin e saj nga Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nga librat e tefsirit selefij, librat e imamëve të dauetit, siç janë: Ahmed Ibën Hanbel, Ibën Tejmijeh, Ibnul-Kajjim, Muhamed Ibën Abdul-Uehhab dhe të tjerët. Ata kanë libra madhështorë në lëmi të ndryshme: në akideh, ibadet, agjërim, në të gjitha fushat. Kuptojeni fenë ashtu siç duhet. Allahu, atij që ia do të mirën, ia bën të lehtë që ta kuptojë fenë ashtu siç duhet.
Mungesa e te kuptuarit e saktë të fesë është shenjë e keqe që tregon për mos-kuptimin e fesë. Andaj, dilni nga kjo gjendje dhe bëjeni ambicien tuaj të parë dhe të fundit, nxënien e dijes.
يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
“Allahu do t’i ngrejë në grada ata që kanë besuar nga ju dhe ata të cilëve iu është dhënë dituri.” [el-Muxhadileh, 11]
قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ
“A janë njësoj ata që kanë dituri me ata që nuk kanë dituri?” [ez-Zumer, 9]
إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ
“Me të vërtetë ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robërit e Tij janë dijetarët.” [Fatir, 28]
Pra, dituria ka një pozitë tejet madhështore, saqë melaiket i shtrijnë krahët e tyre për nxënësin e dijes, duke qenë të kënaqur për atë që bën ai. Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve. Bëhuni – in sha Allah – nga dijetarët të cilët trashëgojnë Pejgamberët - alejhimus-salatu ues-selam -, duke u bazuar në parimet që i përmenda: në frikën ndaj Allahut, në vëllazërinë dhe dashurinë e ndërsjellë për hir të Allahut dhe në sinqeritetin për Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -.
Allahu u dhëntë sukses të gjithëve në atë që Ai e do dhe kënaqet prej saj.
Lëvdata dhe shpëtim i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari
29 Prill 2016