Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Një nga gjërat interesante që është përcjellë nga Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë – është se iu parashtrua një pyetje e madhe, që të gjithë ne e bëjmë këtë pyetje: kur robi do të gjejë rehati? Kur është rehatia? Kur do të vijë kjo rehati! Imam Ahmedi u përgjigj: “Kur të hidhet hapi i parë në Xhenet.” E para kësaj, nuk ka rehati. Ai që i jep përparësi rehatisë (e nuk do të lodhet), ka për ta humbur rehatinë (e vërtetë që vjen pas lodhjes). Ai që e kërkon rehatinë e kësaj bote dhe nuk bën vepra të mira, do të pendohet në këtë botë si dhe në botën tjetër. S’ka për të gjetur rehati. Meqë ra fjala, siç ka thënë Ibën Kajjimi – Allahu e mëshiroftë: “Nuk arrihet në Xhenet vetëm se me kalimin nëpërmjet urës së lodhjeve.”

Ti nuk dëshiron të agjërosh! Nuk dëshiron të bësh vepra dhe adhurime vullnetare! Nuk dëshiron të kërkosh dituri fetare! Nga ana tjetër, dëshiron që të jesh prej të afërmve (që Allahu do t’u jap grada të larta në Xhenet)!? Kjo s’ka për të ndodhur. Nuk arrihet Xheneti vetëm se duke kaluar nëpërmjet urës së lodhjeve. Pra, Imam Ahmedi thotë: “Rehatia e robit do të realizohet kur të hidhet hapi i parë në Xhenet.” Atje është rehatia (absolute), në të cilin nuk ekzistojnë as brenga, as vdekje e as vështirësi. I suksesshëm është ai që e lodh veten e tij për të arritur rehatinë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org