Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Ibën Kajimi - Allahu e mëshiroftë - në librin e tij “Zadul Mead” thotë: “Ruajtja e shëndetit gjendet në këto dy fjalë”

 

Shpjegimi i shejkh Feuzanit

Pra, në këto dy fjalë:

كُلُوا وَاشْرَبُوا

 Hani dhe pini”. Araf, 31

Nëse njeriu e lë ngrënien dhe pirjen, atëherë ai vdes, ose do ta kap ndonjë sëmundje, ose do ta humb fuqinë, por ai duhet të hajë me masë të caktuar dhe të pijë me masë të caktuar dhe mos ta teprojë. Sepse ngrënia e tepërt bën dëm, në vend që të bëj dobi ajo bën dëm. Po ashtu edhe të pirët, nëse teprohet me të, bën dëm aq sa do të bënte dobi nëse do kishe pirë me masë të caktuar, po.

Thotë Ibën Kajimi: “Përderisa shëndeti dhe mirëqenia janë nga begatitë më të mëdha, madje mirëqenia absolute...”

Shpjegimi i Shejkh Feuzanit: Shëndeti dhe mirëqenia nuk janë begatia më e madhe porse janë nga begatitë më të mëdha. Pra, nga begatitë më të mëdha, shëndeti dhe rehatia e trupit janë nga mirësitë më të mëdha për robin.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org