Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Prindi e ka detyrë, që kur fëmija të mbush dhjetë vjeç, ta rrahë atë aq sa të mos i shkaktojë dhimbje, të mos e poshtërojë, të mos e lëndojë dhe të mos ia thyejë eshtrat, dhe më e rëndësishmja e të gjitha këtyre është: të mos ia thyejë shpirtin.

 

O vëllezër! Duhet të merret parasysh që rrahja të jetë për ta edukuar atë dhe për të mirën e tij, e jo rrahje për të shfryrë atë që është në shpirt dhe për të futur tek ai urrejtje.

Për shembull: një prind e urdhëron fëmijën të fal namazin e sabahut, kur ai i ka mbushur dhjetë vjeç, duke i thënë: “Ngrihu o filan! Fale namazin!”. Pastaj merr abdes dhe shkon në xhami. Kur kthehet nga xhamia, e gjen atë në gjumë. Pastaj, ai e kap shkopin dhe e rreh atë duke qenë ai në gjumë. Kjo nuk është në rregull. Kjo e mohon objektivin e Sheriatit. Apo e godet atë në fytyrë, siç thonë njerëzit e thjeshtë “i futi një shuplakë.” 

 

Goditja në fytyrë është e ndaluar rreptësisht! Nuk goditet në fytyrë! Ka prindër të cilët synojnë ta poshtërojnë fëmijën; e nxjerr atë para vëllezërve të tij dhe i thotë mbaje dorën (për ta rrahur me thupër). Apo mund të arrij puna deri aty, saqë e urdhëron vëllanë e tij ta lidh atë dhe ta ndihmojë babanë për ta rrahur atë! Kjo nuk lejohet.

 

Kurse disa prej baballarëve, i rrahin fëmijët duke ua bërë të urryer namazin. Këtë javë, isha në Xhiddeh, për të mbajtur disa këshilla dhe u takova me një djalosh, të cilin e këshilluam. Ky i ri tha: “Para se të burgosesha, nuk e falja namazin!” I thashë “Përse?” Ai tha: “Babai im ka vdekur. Vëllai im i madh, një herë më ka rrahur për shkak të namazit, dhe si pasojë e kësaj, unë e lash namazin.” Ai e rrahu fort atë saqë e poshtëroi atë dhe ia theu shpirtin.

 

O vëllezër! Këtë e them që të kemi kujdes. Disa njerëz i rrahin fëmijët për shkak se janë të zemëruar. Kjo nuk lejohet! Nuk lejohet t’i rrahim fëmijët për arsye se ne jemi të hidhëruar. Por, ne duhet t’i rrahim ata vetëm për të mirën e tyre. Siç e kam thënë vazhdimisht, disa njerëz thonë “e shfryj dufin që kam në zemër!”

 

Prandaj, o vëllezër! Një fëmijë tre vjeç apo katër vjeç të cilin e rreh, nuk e kupton se çfarë po i bën ti, përveç se ai ndjen dhimbje nga rrahja. E ke haram ta rrahësh atë, edhe në qoftë se gabon, sepse ti nuk do ta edukosh atë. Kur fëmija të mbush shtatë vjeç, urdhërohet të falë namaz, dhe kjo është gjëja më e madhe për të cilën urdhërohet.

 

Në rregull. Para kësaj (moshës shtatë vjeçare), ekziston diçka që quhet ‘mësim’, e nuk ka urdhërim për të fal namaz. Pra, ti ia mëson abdesin atij. Si ia mëson abdesin?! Në praktik, duke marrë abdes para tij, që të mësojë si merret abdes. Mos i thuaj: “Merr abdes! Falu!” Por, ti merr abdes në sy të tij, falesh para tij në mënyrë që të mësojë. Dhe kur ai mbush shtatë vjeç, urdhërohet të fal namaz, e nuk urdhërohet para moshës shtatë vjeçare. Kur ai të mbush dhjetë vjeç dhe e lë namazin, atëherë ai rrihet në bazë të kushteve që i përmendëm më sipër.

 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari