Autor: Shejkh Salih Ibn Feuzan El-Feuzan

 


 

Pyetje: Shejkh i nderuar,a i lejohet fëmijës që nuk i kalon të gjashtë vjeçët, të veshë pantallona që e kalojnë kyçin e këmbës?

 

Përgjigje: Jo, isbali (lëshimi i fundit të xhelabijes, izarit apo pantallonave nën kyçin e këmbës) nuk lejohet. Fëmija duhet të rritet me Sunetin dhe nuk lihet që t’i lëshojë rrobat poshtë kyçit të këmbëve. Po

 

 

Pyetje: A i lejohet fëmijës mashkull të veshë veshje të cilat janë të veçanta vetëm për femrën siç janë: floriri, mëndafshi e të tjera si këto dhe anasjelltas?

 

Përgjigje: Kjo kuptohet nga përgjigja e parë. Thashë: Ulematë thonë se ajo që është haram për të rriturin është haram edhe për të voglin. Dhe në bazë të kësaj, është haram veshja e fëmijës mashkull me veshje që janë të veçanta për femrën dhe anasjelltas.

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil