Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherhu Kitab el-Kebair, fq. 22-26
Kapitulli i mendjemadhësisë
Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhab, ka thënë:
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ ٱللَّهَ لَا یُحِبُّ مَن كَانَ مُختَالا فَخُورًا
“Vërtetë Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë”.En-Nisa, 36
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ ٱللَّهَ لَا یُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَال فَخُور
“Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët”.Lukman, 18
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
فَلَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِینَ
“Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!” En-Nahl, 29. [1]
Transmeton AbdUllah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ مِنْ كِبْرٍ قَالَ رَجُلٌ إِنَّ الرَّجُلَ يُحِبُّ أَنْ يَكُونَ ثَوْبُهُ حَسَنًا وَنَعْلُهُ حَسَنَةً قَالَ إِنَّ اللَّهَ جَمِيلٌ يُحِبُّ الْجَمَالَ الْكِبْرُ بَطَرُ الْحَقِّ وَغَمْطُ النَّاسِ
“Nuk hyn në xhenet ai që ka në zemrën e tij një grimcë pluhuri prej mendjemadhësisë”. Një burrë tha: o i Dërguari Allahut, njeriu dëshiron që rrobat e tij të jenë të bukura, nallanet e tij të jenë të bukura, ai tha: “Në të vërtetë që Allahu është i Bukur dhe e do të bukurinë, porse mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”. Transmeton Muslimi, 934 [2]
Transmeton Bukhariu nga Haritheh ibën Uehb, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَهْلِ النَّارِ؟ كُلُّ عُتُلٍّ جَوَّاظٍ مُسْتَكْبِرٍ
“A t’ju tregoj për banorët e zjarrit? Ata janë çdo arrogant mendjemadh”. Transmeton Muslimi, 2564
Fjala “El-Utul”d.m.th. arrogant, i vrazhdët
Fjala “El-Xheuadh” është thënë se d.m.th mburravec i madh, është thënë gjithashtu: i shkurtër barkmadh, ndërsa kundërshtimi i të vërtetës është refuzimi i saj kur të vjen, dhe nënçmimi i njerëzve është përçmimi i tyre dhe tallja me ta. [3]
Transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Ibën Hibani, nga hadithi i Ebu Saidit, Allahu qoftë i kënaqur me të:
مَنْ تَوَاضَعَ لِلَّهِ دَرَجَةً رَفَعَهُ اللَّهُ بِهَا دَرَجَةً ، حَتَّى يَجْعَلَهُ فِي أَعْلى عِلِّيِّينَ ، وَمَنْ تَكَبَّرَ عَلَى اللَّهِ دَرَجَةً ، وَضَعَهُ اللَّهُ بِهَا دَرَجَةً ، حَتَّى يَجْعَلَهُ فِي أَسْفَلِ سَّافِلِينَ
“Kush përulet për Allahun një shkallë, Allahu për shkak të saj do ta ngrejë atë një shkallë, derisa ta çojë atë ne krye të xhenetit, dhe kush tregohet mendjemadh ndaj Allahut një shkallë, Allahu përshkak të saj do zbresi atë një shkallë, derisa ta çojë në fund të zjarrit” [4] Transmeton Ahmedi, 11724, dhe Ibën Hibani në “Sahihun” e tij, 5678.
Transmeton Taberaniu (el-Eusat, 543) nga Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i cili transmeton nga pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
إِيَّاكُمْ وَالْكِبْرَ فَإِنَّ الْكِبْرَ يَكُونُ فِي الرَّجُلِ وَإِنَّ عَلَيْهِ الْعَبَاءَةَ
“Largohuni nga mendjemadhësia, sepse mendjemadhësia gjendet tek njeriu edhe nëse ai ka pelerinë”. Transmetuesit e tij janë të besueshëm. [5]
_______________________________
Shpjegimi i Shejkh Feuzanit
[1] Mendjemadhësia është nga të këqijat e zemrës dhe veprat e saj, mendjemadhësia është mospranimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّهُۥ لَا یُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِینَ
“Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë”. En-Nahl, 23
Qafirat mohuan dhe e kundërshtuan pasimin e të dërguarve për shkak të mëndjemadhësisë dhe kryelartësisë. Allahu i Lartësuar duke përshkruar kryelartësinë e tyre thotë:
إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَر مِّثۡلُنَا
“Ju jeni vetëm njerëz si ne” Ibrahim, 10
Dhe thotë:
لَن نُّؤۡمِنَ حَتَّىٰ نُؤۡتَىٰ مِثۡلَ مَاۤ أُوتِیَ رُسُلُ ٱللَّهِ
“Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut”.El-Enam, 123
Kështu ata e nënçmojnë të vërtetën, janë mendjemëdhenj ndaj të dërguarve, paqja qoftë mbi ta, dhe janë mendjemëdhenj ndaj Zotit të tyre, të lartëmadhëruar e të lartësuar.
Mendjemadhësia është sëmundje e rrezikshme, të pakët janë ata që shpëtojnë prej saj, mirëpo njeriu e lufton atë me modesti dhe përulje para Allahut të Plotfuqishëm e të Madhëruar.
Fjala e autorit:
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ ٱللَّهَ لَا یُحِبُّ مَن كَانَ مُخۡتَالا فَخُورًا
“Vërtetë Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë”.En-Nisa, 36
Fjala “مُخۡتَالا “ vjen nga fjala "الإختيال" që d.m.th: Arrogancë.
Ndërsa Fjala e Tij: " فَخُورًا "d.m.th. ai që mburret me veten e tij, me paraardhësit e tij, me pozitën dhe prejardhjen e tij, mburret me këto para njerëzve, porse këtë vepër dhe të ngjashme me të Allahu nuk i do, sepse Allahu e urren mendjemadhin mburravec, fudullëku dhe mburrja janë prej mendjemadhësisë.
Gjithashtu edhe mburrja me famën dhe akuzimi në prejardhje janë prej gjërave të xhahilijetit, për të cilat ka lajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:
أَرْبَعٌ فِي أُمَّتِي مِنْ أَمْرِ الْجَاهِلِيَّةِ ، لَا يَتْرُكُونَهُنَّ : الْفَخْرُ فِي الْأَحْسَابِ ، وَالطَّعْنُ فِي الْأَنْسَابِ ، وَالْاسْتِسْقَاءُ بِالنُّجُومِ ، وَالنِّيَاحَةُ على المَيِّت
“Katër gjëra në umetin tim janë prej gjërave të xhahilijetit të cilat ata nuk i lënë: mburrja me pozitën, akuzimi në prejardhje, rënien e shiut ia mveshin yjeve, dhe vajtimi për të vdekurin”. Transmeton Muslimi, 91
Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:
فَلَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِینَ
“Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!” En-Nahl, 29.
D.m.th sa vend i keq është zjarri për atë që ishte mendjemadh ndaj Allahut dhe nuk i pasoi të dërguarit e Tij, sepse zjarri është vendbanimi dhe shpërblimi i tyre, pra Ao e bëri zjarrin si shpërblim për mendjemdhenjtë, këtu ka paralajmërim të fortë kundër mendjemadhësisë.
[2] Këtu ka kërcënim të rëndë për mendjemadhin dhe se ai nuk do të hyjë në xhenet përderisa në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie, derisa Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar ta pastrojë atë nga kjo sëmundje. Kur një burrë e pyeti atë se njeriu dëshiron që të shfaqet me pamje të bukur, qoftë në rrobat apo në nallanet e tij, i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ia sqaroi se kjo nuk hyn në temën e mendjemadhësisë, duke thënë: “Në të vërtetë Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë”. Pra, fjala e tij: “I Bukur”. Është përshkrim për Allahun e Plotfuqishëm e të Madhëruar, se Ai është i Bukur, dhe që e do bukurinë te krijesat e Tij, dhe se ata duhet që të zbukurohen e të stolisen që të paraqiten me pamje të bukur, dhe që ta falenderojnë Allahun për mirësitë që u ka dhënë, sidomos kur shkojnë në xhami, apo ndonjë xhami të madhe, prandaj preferohet për muslimanin që të parfumoset, të lyej flokët me vaj, të veshi rrobat më të mira, që të paraqitet në pamjen më të mirë, si falenderim për Allahun e Lartësuar.
Ndërsa fjala e tij:
الكِبْرُ بَطرُ الحَقِّ وغَمْطُ النَّاسِ
“Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”.
Pra, kuptimi i refuzimit të së vërtetës është kundërshtimi dhe mospranimi i saj, ndërsa nënçmimi i njerëzve, d.m.th. përçmimi i tyre, andaj që nuk është kusht që mendjemadhi të ketë pamje jo të bukur, porse kushti për të është që mos ta refuzojë të vërtetën dhe mos ti nënçmojë njerëzit.
Duhet cekur patjetër që zbukurimi nuk llogaritet mendjemadhësi, nuk kuptohet nga fjala e tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَنْظُرُ إِلَى صُوَرِكُمْ وَأَمْوَالِكُمْ ، وَلَكِنْ يَنْظُرُ إِلَى قُلُوبِكُمْ وَأَعْمَالِكُمْ
“Në të vërtetë Allahu nuk sheh paraqitjen dhe pasuritë tuaja, porse sheh zemrat dhe veprat tuaja” Transmeton Bukhariu, 4918, dhe Muslimi, 2853
Kjo nuk d.m.th që njeriu nuk duhet të zbukurohet, apo që mos të kërkojë rrizkun, porse kuptimi i hadithit është që njeriu të zbukurohet pa mendjemadhësi, të zbukurojë rrobat e tij, trupin e tij, formën dhe pamjen e tij, sepse Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, ndërsa mendjemadhësia është në zemër jo në trup, ndodh që njeriu të jetë i dhimbsur dhe bujar, mirëpo është mendjemadh, Allahu na ruajte, dhe mund të jetë i pastër, i bukur dhe i përzemërt dhe që është i përulur ndaj Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu me trupin dhe pamjen më të bukur, me aromën më të mirë, pra, nuk d.m.th. se secili që është i bukur ka mendjemadhësi, porse kjo gjë kthehet tek zemra, dhe nuk është secili i shëmtuar i përulur ndaj Allahut, ndodh që njeriu të jetë i varfër dhe të jetë mendjemadh, i varfër d.m.th fukara, këta janë njerëzit më të urryer te Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm.
Shumë prej njerëzve nuk e pranojnë të vërtetën, - la haule ue la kuete ila bi Lah - nëse iu thuhet atyre: ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, ka thënë i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ata nuk e pranojnë, porse pasojnë epshet dhe dëshirat e tyre, apo ata që i pasojnë verbërishtë, prej udhëheqësve, eprorëve, dhe drejtuesve të tyre, kështu ata i përdorin ajetet për bereqet, ama për të punuar, ata nuk punojnë me diçka tjetër veç asaj që iu skicohet nga kokat dhe drejtuesit e tyre, madje disa nxënës dije kur ti i thua: ti ke gabuar sepse argumenti është kështu, ai nuk e pranon, kjo është prej mendjemadhësisë, sepse muslimani e ka detyrë që kur t’i bëhet e qartë e vërteta ta pranojë menjëherë, sepse nëse ai e mëson të vërtetën dhe nuk e pranon, atëherë do të devijojë, Allahu na ruajtë, prandaj i Lartësuari thotë:
فَلَمَّا زَاغُوۤا۟ أَزَاغَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡۚ
“Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)”.Es-Saf, 5
وَنُقَلِّبُ أَفۡـِٔدَتَهُمۡ وَأَبۡصَـٰرَهُمۡ كَمَا لَمۡ یُؤۡمِنُوا۟ بِهِۦۤ أَوَّلَ مَرَّة
“Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) që herën e parë”.El-Enam, 110
Pra, atyre që iu qartësohet e vërteta dhe nuk e pranojnë atë, për ta kihet frikë nga vulosja e zemrave të tyre dhe pastaj ata nuk e pranojnë më të vërtetën, kjo është ndëshkim për ta.
[3] Në këtë hadith sqarohet kuptimi i mendjemadhësisë, e cila është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve, ky është shpjegimi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kështu që ai që nuk e pranon të vërtetën është mendjemadh, edhe ai që i nënçmon njerëzit gjithashtu është mendjemadh. Autori, Allahu e mëshiroftë pastaj përcolli kuptimin e ashpërsisë dhe mburrjes.
[4] “Ilijun” është emri i xhenetit më të mirë, i cili është për besimtarët e përulur e të sinqertë, sikurse “Sixhin” është zjarri më i keq që gjëndet në fund të zjarrit, në të cilin do të futen qafirat, munafikët dhe mendjemdhenjtë, eh! Sa vend i keq është ai i mendjemdhenjëve, ngase ata ishin mendjemdhenjë Allahu i uli dhe i poshtëroi, ndërsa ata që u përulën Allahu i ngriti, dhe i nderoi me Xhenetin më të mirë.
[5] Ky hadith sqaron gjendjen e disa njerëzve mendjemdhenjë, prej tyre është burri që ka pelerinë, nga nevoja e madhe, skamja e varfëria, megjithatë atë nuk e pengon gjëndja e tij nga mendjemadhësia, pra, ai është varfanjak me një pelerinë të anruar, porse është mendjemadh, dhe anasjelltas njeriu mund të ketë rroba të bukura, pamje të bukur, dhe është adhurues i Allahut dhe i përulur.
Ka ardhur në një hadith tjetër:
ثَلاثةٌ لا يُكلِّمُهم اللهُ يَوْمَ القِيَامَةِ، وَلا يَنْظُر إِلَيْهِم ، ولا يُزكِّيهم، ولهم عذابٌ أليمٌ: أُشَيْمِطُ زانٍ، وعائلٌ مُستكبِرٌ، ورجُلٌ جعَلَ اللهَ بِضاعتَه لا يَشْتَري إلَّا بيَمينِه، ولا يَبِيعُ إلَّا بيَمينِه
“Tri vetave nuk iu flet Allahu në ditën e Kijametit, as nuk i shikon ata, e as nuk i pastron, dhe ata do të kenë dënim të dhimbshëm, plaku zinaqar, varfanjaku mendjemadh, dhe ai që e ka bërë Allahun si plaçka e tij, blen vetëm duke u betuar dhe shet vetëm dukë u betuar”. Transmeton Taberaniu në “El-Kebijr” 611
Fjala e tij “Thinjaku zinaqar”, d.m.th: Ai që bën zina në moshë të shtyrë, nëse do të ishte i ri, ndoshta do të thuhej që e ka mundur epshi, porse ky është i shtyrë në moshë, kjo është argument se ai e do zinanë.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha për të: “Thinjaku zinaqar”, për ta denigruar dhe nënçmuar atë.
Fjala e tij: “Varfanjaku mendjemadh”, varfanjak është fukarai; ndoshta pasaniku është mendjemadh për shkak të pasurisë së tij, ama fukarai nuk ka asgjë që ta motivojë atë për të qënë mendjemadh, prandaj kjo tregon se mendjemadhësia është ves dhe natyrë e tij.
Madhështia është cilësi e veçantë e Allahut dhe nuk i takon askujt tjetër veç Tij, prandaj Ai i Pastërti nga çdo e metë, e ka kërcënuar atë që e lakmon atë me dënim të dhimbshëm.
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
الكبرياء ردائي والعظمة إزاري فمن نازعني واحدا منهما قذفته في النار
“Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ka thënë: Krenaria është Ridai im, Madhështia është Izari im, atë që i lakmon këto do ta hedh në zjarr.” Transmeton Ahmedi, 7382, dhe Ebu Daudi, 4090.
Përktheu: Alban Malaj