Autor: Muhamed ibën Abdul-Uehhab

Shpjegues: Salih el-Feuzan

Burimi: Sherhu Kitab el-Kebair, fq. 42-45

 

Kapitulli: Gëzimi

 

Argument për të është Fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا١٣

Ai ka qenë i gëzuar në familjen e tij.” [el-Inshikak, 13]

Gjithashtu është Fjala e të Lartësuarit:

﴿قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ٢٦

Ne kemi qenë më përpara në familjet tona të frikësuar.” [et-Tur, 26]

Gjithashtu është Fjala e të Lartësuarit:

﴿فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ٤٤

Kur ata e harruan përkujtimin që u erdhi, Ne ua hapëm atyre dyert e çdo gjëje, derisa ata u gëzuan me të mirat që iu dhanë, e pastaj Ne i mbërthyem ata befasisht dhe ata mbetën të pikëlluar.” [el-En’am, 44]

________________________

 

Shpjegimi nga Shejkh Feuzani:

 

Fjala e autorit: “Kapitulli: Gëzimi”

Gëzimi është lumturia. Ai është dy llojesh: gëzimi i lavdëruar dhe gëzimi i qortuar.

Gëzimi i lavdëruar është gëzimi me begatitë dhe mirësitë e Allahut, e aty hyn gëzimi me diturinë, me Kur`anin, Sunetin, e me të tjera gjëra të ngjashme. Ka thënë i Lartësuari:

﴿قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلۡيَفۡرَحُواْ هُوَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ٥٨

Thuaj: Me mirësinë dhe mëshirën e Tij le të gëzohen (besimtarët) se kjo është më e mirë sesa (pasuria) që grumbullojnë ata.” [Junus, 58]

Pra, gëzimi me Islamin, me diturinë, me mirësitë dhe begatitë e Tij, ky është gëzimi i ligjshëm dhe i lavdëruar, sepse ky gëzim është argument që vërteton se robi e do të mirën.

Kurse gëzimi i qortuar është: gëzimi me dynjanë, gëzimi për qejfet dhe epshet që ka dynjaja, sepse ky lloj gëzimi është i qortuar, ngaqë ai e shtyn njeriun tek më e keqja dhe  mosmirënjohja, siç i ndodhi Karunit, të cilit i dha Allahu pasuri të shumta, aq sa populli i tij i tha:

لَا تَفۡرَحۡۖ

Mos u gëzo!

Domethënë mos u gëzo ashtu siç gëzohet ai që i kalon kufijtë dhe mos u bëj mosmirënjohës për pasuritë që posedon:

﴿إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡفَرِحِينَ٧٦ وَٱبۡتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنۡيَاۖ وَأَحۡسِن كَمَآ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ وَلَا تَبۡغِ ٱلۡفَسَادَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ٧٧

Me të vërtetë që Allahu nuk i do ata që gëzohen. Kërko me atë që të ka dhënë Allahu botën tjetër dhe as mos e harro pjesën tënde nga dynjaja. Bëj mirë siç të bëri mirë Allahu ty dhe mos kërko që të bësh prishje në tokë, se me të vërtetë që Allahu nuk i do ata që bëjnë prishje.” [el-Kasas, 76-77]

Domethënë përdore këtë pasuri kaq të madhe dhe këtë begati të bollshme që ta ka dhuruar Allahu në bindje për Zotin tënd dhe që t’i afrohesh Atij. Porse ai u bë mendjemadh dhe arrogant dhe tha: “Në të vërtetë mua m’u dhanë këto thesare për shkak të lodhjes, mundit dhe forcës sime.” Rezultati i asaj që tha ai ishte se Allahu e fundosi atë megjithë tokën nën këmbët e tij, siç ka thënë i Lartësuari:

﴿فَخَسَفۡنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلۡأَرۡضَ

Atëherë ne fundosëm tokën bashkë me të dhe shtëpinë e tij.” [el-Kasas, 81]

Gjithashtu, ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – për ata që iu futën dynjasë dhe u rehatuan në të:

﴿ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ وَفَرِحُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا مَتَٰعٞ٢٦

Ata u gëzuan me jetën e dynjasë, porse jeta e dynjasë në krahasim me ahiretin do të jetë veçse një kënaqësi kalimtare.” [err-Rra’d, 26]

Kështu që, askush s’duhet të gëzohet me jetën e kësaj dynjaje, porse njeriu duhet të marrë nga dynjaja ato gjëra që janë hallall në të dhe duhet t’i braktisë ato gjëra që janë haram, duhet të shpenzojë nga pasuria që i ka dhënë Allahu në ato gjëra që janë bindje për Të, e nuk duhet që të punojë për hir të pasurisë në vetvete, porse duhet të punojë që të mbledhë pasuri dhe me të të fitojë shtëpinë e tij në ahiret. Ka thënë i Lartësuari:

﴿فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ٤٤

Kur ata e harruan përkujtimin që u erdhi, Ne ua hapëm atyre dyert e çdo gjëje, derisa ata u gëzuan me të mirat që iu dhanë, e pastaj Ne i mbërthyem ata befasisht dhe ata mbetën të pikëlluar.” [el-En’am, 44]

Pra, ata u gëzuan me të mirat që iu dhanë dhe e harruan Allahun e Plotëfuqishëm e të Madhërishëm. Kështu që, gëzimi i qortuar është gëzimi me dynjanë, ndërsa gëzimi i lavdëruar është gëzimi me ahiretin dhe gëzimi me diturinë e dobishme.

Për sa i përket fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا١٣

Ai ka qenë i gëzuar në familjen e tij.” [el-Inshikak, 13]

Domethënë në jetën që bënte në dynja ai ishte i gëzuar, prandaj tha i Lartësuari:

﴿إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ١٤

Ai mendoi se nuk do të kthehet.” [el-Inshikak, 14]

Domethënë ai nuk mendoi se do të kthehet te Zoti i tij, porse ka vetëm jetën e kësaj bote, e kështu e harroi ahiretin. Argumenti për temën te ky ajet është Fjala që tha i Lartësuari:

﴿إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا١٣

Ai ka qenë i gëzuar në familjen e tij.” [el-Inshikak, 13]

Domethënien e këtij ajeti e shpjeguam më përpara.

Ndërsa për sa i përket Fjalës së të Lartësuarit:

﴿قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ٢٦

Ne kemi qenë më përpara në familjet tona të frikësuar.” [et-Tur, 26]

 

Kjo është gjendja e njerëzve të Xhenetit, për të cilët ka thënë i Lartësuar duke i përshkruar:

﴿وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتۡهُمۡ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلۡحَقۡنَا بِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَمَآ أَلَتۡنَٰهُم مِّنۡ عَمَلِهِم مِّن شَيۡءٖۚ كُلُّ ٱمۡرِيِٕۢ بِمَا كَسَبَ رَهِينٞ٢١ وَأَمۡدَدۡنَٰهُم بِفَٰكِهَةٖ وَلَحۡمٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ٢٢ يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأۡسٗا لَّا لَغۡوٞ فِيهَا وَلَا تَأۡثِيمٞ٢٣ ۞وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ غِلۡمَانٞ لَّهُمۡ كَأَنَّهُمۡ لُؤۡلُؤٞ مَّكۡنُونٞ٢٤ وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ٢٥ قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ٢٦

Ata të cilët besuan dhe u ndoqën nga pasardhësit e tyre në besim, Ne do t’u bashkangjisim atyre pasardhësit e tyre dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Çdo njeri do të jetë peng i veprave të tij. Ne do t’i furnizojmë më tej me fruta e mish si t’ua ketë ënda atyre. Aty u japin njëri-tjetrit gota me pije, e s’ka aty as fjalë të kota e as gjynahe. Në shërbim tyre vërtiten djelmosha, të cilët sikur janë perla të mbrojtura. Ata do t’i qasen njëri-tjetrit duke bërë pyetje, e do të thonë: Ne kemi qenë më përpara në familjet tona të frikësuar.” [et-Tur, 21-25]

Argumenti për temën te këto ajete është Fjala e Allahut të Lartësuar që përcjell fjalën që thanë ata:

﴿قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ٢٦

Ne kemi qenë më përpara në familjet tona të frikësuar.” [et-Tur, 26]

Domethënë ne ishim të frikësuar në dynja nga dënimi i Allahut. Kjo është e njëjtë me ajetin tjetër:

﴿وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ٢٧

Edhe ata të cilët nga dënimi i Zotit të tyre janë të frikësuar.” [el-Me’arixh, 27]

Kuptimi i këtij ajeti është: ajo që i bëri ata të arrijnë këtë gradë në Xhenet ishte frika që kishin në jetën e dynjasë nga dënimi i Allahut, prandaj ata qëndronin larg çdo gjëje që bëhej shkak që t’i dënonte Allahu. Kështu që, përderisa ata ia kishin frikën Atij, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata.

Nga kjo kuptohet se çfarë virtyti është frikësimi nga Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm dhe se njeriu duhet të ketë gjithmonë frikë nga dënimi i Allahut, edhe nëse i jepet atij e tërë dynjaja.

Shiko për shembull mbretin Daud – ‘alejhis-selam – të cilit i dha Allahu mbretërinë, pasurinë, profecinë dhe sundimin në tokë, e pavarsisht të gjithave këtyre, ai çohej dhe falte namaz nate, flinte gjysmën e natës, çerekun e saj falte namaz nate kurse çerekun që mbetej flinte prapë gjumë; ai agjëronte një ditë po e një ditë jo, ushqehej me ushqimin që e siguronte nga puna që bënte me duart e tij – ‘alejhis-selam –. Ai punonte si kovaç, përgatiste parzmore dhe i shiste ato. Ai e shfrytëzoi dynjanë e tij për ahiretin, ndërsa kush e shfrytëzon punën e ahiretit për dynjanë është i humbur.

Sa i përket Fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ٤٤

Kur ata e harruan përkujtimin që u erdhi, Ne ua hapëm atyre dyert e çdo gjëje, derisa ata u gëzuan me të mirat që iu dhanë, e pastaj Ne i mbërthyem ata befasisht dhe ata mbetën të pikëlluar.” [el-En’am, 44]

Pra, ata i sprovoi Allahu me fatkeqësi, që ata t’i ktheheshin Zotit të tyre dhe të kërkonin falje për gjynahet e tyre, mirëpo ata nuk u penduan te Zoti i tyre dhe nuk i dëgjuan këshillat e sinqerta të të Dërguarve të tyre. Ata thanë: “Këto fatkeqësi janë gjë normale, edhe baballarët tanë më përpara ishin goditur nga dëmtimet dhe fatkeqësitë, porse kjo nuk ndodh për shkak të gjynaheve tona.” Të njëjtën gjë e thonë sot disa gazetarë. Pastaj ata i bëri Allahu gradualisht që të harronin, e kur ata u bënë më të këqij e mosmirënjohës, Allahu i mbërtheu ata me dënim befasisht.

E siç e përmendëm më përpara, muslimani me iman duhet të jetë mesatar, duhet të jetojë midis frikës dhe shpresës, nuk duhet të ketë frikë aq sa të humbasë shpresën nga mëshira e Allahut, e as nuk duhet të shpresojë aq sa të ndihet i sigurt nga kurthi që mund t’ia bëjë Allahu, porse duhet të jetë mesatar ndërmjet frikës dhe shpresës.

Ndërsa njerëzit e devijimit bëjnë të kundërtën. Disa prej tyre i kaplon shpresa aq sa ndjehen të sigurtë nga kurthi i Allahut, kurse Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë:

﴿أَفَأَمِنُواْ مَكۡرَ ٱللَّهِۚ فَلَا يَأۡمَنُ مَكۡرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ٩٩

A mos vallë ata janë të sigurtë se nuk do t’i zërë kurthi i Allahut? Nuk ndjehet i sigurtë nga kurthi i Allahut përveçse njerëzit e humbur.” [el-E’araf, 99]

Domethënë që ata nuk ia kanë frikën Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm dhe mendojnë se Allahu do t’ua falë gjynahet, porse ata nuk mendojnë që Allahu po i tërheq gradualisht drejt dënimit pa dijeninë e tyre. Pra, ata shpresojnë mëshirën e Allahut, por ama ata nuk duhet të ndjehen të sigurtë se nuk do t’i zërë kurthi i Allahut të Lartësuar. Ka thënë i Lartësuari:

﴿قَالَ وَمَن يَقۡنَطُ مِن رَّحۡمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ٥٦

E kush i humb shpresat nga mëshira e Zotit të tij përveçse të humburit!” [el-Hixhr, 56]

Ka thënë Ja’kubi – ‘alejhis-selam –:

﴿يَٰبَنِيَّ ٱذۡهَبُواْ فَتَحَسَّسُواْ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَاْيۡ‍َٔسُواْ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ لَا يَاْيۡ‍َٔسُ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ٨٧

Bijtë e mi, shkoni dhe mbani vesh mos dëgjoni habere për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos i humbni shpresat nga ndihma e Allahut se askush nuk i humb shpresat nga ndihma e Allahut përveçse njerëzit mosbesimtarë.” [Jusuf, 87]

Kështu që, sa më e madhe që të jetë belaja, aq më e madhe duhet të jetë shpresa. Ja pra Ja’kubi – ‘alejhis-selam -, kur atij iu rëndua belaja dhe mërzia me humbjen e Jusufit – ‘alejhis-selam –, aq sa iu zbardhën të dy sytë e tij nga mërzia. Ai humbi tre djemtë e tij, Jusufin, Beniaminin dhe djalin më të madh, i cili tha:

﴿ فَلَنۡ أَبۡرَحَ ٱلۡأَرۡضَ حَتَّىٰ يَأۡذَنَ لِيٓ أَبِيٓ أَوۡ يَحۡكُمَ ٱللَّهُ لِيۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ٨٠

Nuk do të largohem nga kjo tokë derisa të më japë leje babai im apo të gjykojë Allahu për mua, e Ai është Gjykatësi më i mirë.” [Jusuf, 80]

Ja’kubi nuk e humbi shpresën nga ndihma e Allahut, porse tha:

﴿عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأۡتِيَنِي بِهِمۡ جَمِيعًاۚ

Shpresoj që Allahu të m’i sjellë ata që të gjithë.” [Jusuf, 83]

Kështu është çështja e besimtarit pra, ai jeton gjithmonë midis frikës dhe shpresës.

 

Përktheu: Alban Malaj