Autor: Abdul-Aziz Ibën Abdullah ibën Baz

Ti o vëlla je në mirësi nëse lutesh për vëllain tënd musliman, kështu i bën doni atij dhe i bën dobi vetes tënde. Meleku thotë amin dhe lutet për ty. Ai thotë: ashtu qoftë edhe për ty! - kur ti lutesh: o Allah fale filanin, o Allah përmirëso zemrën dhe punën e tij, o Allah lehtësoja çështjet, o Allah jepi atij pasardhës të devotshëm, jepi grua të devotshme, jepi dije të dobishme!

Ti duhet të lutesh për vëllain tënd për atë që shikon të përshtatshme. Kurse melaiket e ngarkuar thonë amin dhe për ty ashtu qoftë! Kjo në fakt ndodh nga ata njerëz që kanë zemrat e pastra, të cilat synojnë të mirën, e duan të mirën. Ata u kushtojnë rëndësi këtyre çështjeve, ngaqë në zemrat e tyre ka butësi dhe dashuri dhe dëshirë për shpërblimin tek Allahu, japin këshillë të sinqertë për robërit e Allahut, luten për veten dhe luten për vëllain e tyre musliman.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org