Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Buhuth fikhije fi kadaja asrije, fq. 24

 

Dispozitat sheriatike janë të pandryshueshme, nuk ndryshojnë me ndryshimin e kohës dhe vendit, sepse ato janë zbritur nga i Urti dhe i Lavdëruari, por ajo që ndryshon është ixhtihadi që bën muxhtehidi dhe fetvaja e tij, sipas asaj që i bëhet e qartë atij prej argumenteve.

Ai mund të japë fetva për një dispozitë në një kohë të caktuar në bazë të asaj që i është bërë e qartë dhe në bazë të dijes që ai zotëron. Më vonë, në një kohë tjetër i bëhet e qartë e kundërta e asaj që kishte dhënë fetva me parë, apo i shtohet dija me shumë nga sa ka pasur më parë, në këtë rast ai e ka obligim që të japë fetva sipas asaj që i është bërë e qartë në fund, dhe mos të vazhdojë më me atë ixhtihad që i është bërë e qartë se ka qenë gabim apo nuk ka dhënë mundin e duhur.

Ndryshimi fetvasë nuk kuptohet ashtu siç e kuptojnë disa injorantë apo qëllimkëqij, kinse kjo bëhet për të ecur me kohën, apo se bëhet për t’u përshtatur me ëndjet e njerëzve dhe tekat e tyre, sepse kjo është nga lajthitjet më të mëdha, Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّـهِ  إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

“Kush është më i humbur se ai që pason ëndjet e tij pa udhëzim nga Allahu, vërtet që Allahu nuk e udhëzon popullin zullumqar.” el-Kasas, 50

 

Përktheu: Muhamed Kallashi