Autor: Shejkh Muhamed ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/7718

Pyetje:

Ky pyet se cili është gjykimi i vendosjes së parave të tij në bankat me kamatë, porse ai nuk e merr kamatën, por ua jep atë varfërve dhe skamnorëve?

Përgjigje:

Vendosja e parave në këto banka është domosdoshmëri, njerëzit kanë filluar tani që të detyrohen për këtë gjë (për shkak të domosdoshmërisë dhe rreziqeve, sh.p), andaj nuk ka ndonjë problem që të vendosen parat (në banka). Pra, nëse gjendesh në vendet e qafirëve, mos ua le këto para (të kamatës) atyre, merrua dhe shpenzoi duke ju bërë dobi muslimanëve të thjeshtë, siç është: ndërtimi i mjeteve; ndërtimi i banjave; rinovimi i atyre gjërave që kanë nevojë për rinovim, e që janë (ndihma) ndaj skamnorëve dhe të varfërve.

Nuk ka problem për këtë (dhënien e kamatës këtyre që u përmenden, sh.p).

Përktheu: Jeton Shasivari