Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Disa njerëz thonë: sonte do bëjmë parjen (shikimin në mënyrë sheriatike mes mashkullit dhe femrës për martesë), dhe e publikojnë këtë gjë. Sot, në rrjetin social të turpërimit “tuiter”, njerëzit publikojnë edhe ushqimin e tyre, duke thënë: sot hëngrëm oriz kurse dje hëngrëm gjellë me lëng. Ata lajmërojnë nëpër mjetet e komunikimit që sonte në mbrëmje do vijë një burrë edhe do të bëjë parjen me vajzën tonë.

Mos u habit nga çudirat që shohim në ditët e sotshme.

Propozuesi nuk duhet që ta publikojë parjen që ka bërë, nëse ai e ka lënë muhabetin për jo, as nuk duhet të përmendë gjërat që nuk i kanë pëlqyer tek e propozuara. Nëse ai e pa dhe nuk i pëlqeu atëherë mbaron me kaq. Ai nuk duhet të publikojë duke thënë: pasha Allahun unë shkova te vajza e filanit dhe e pashë atë, porse nuk më pëlqeu. Kjo gjë e dëmton vajzën, dhe me keq se kjo është kur ai e përshkruan atë duke thënë: pasha Allahun unë pash që ajo ishte e shkurtër, pasha Allahun unë e pashë vajzën e filanit dhe vërejta që në sytë e saj kishte diçka. Kjo nuk duhet të ndodhë. Madje kjo nuk është e ligjësuar në sheriat, kjo nuk lejohet.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi