Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Pjesë e bashkëjetesës së mirë në shtëpi që ndërlidhet me gruan është: kujdesi për ta gëzuar burrin e saj dhe të mos e dëmtojë atë. Gruaja e devotshme kur sheh se burri i saj është hidhëruar, nuk i bëhet shpirti rehat derisa ta gëzojë atë; ajo përpiqet që ta gazmojë atë dhe përkujdeset që të mos e dëmtojë atë. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

“A t’ju tregoj për gratë tuaja në Xhenet?” Që do të thotë: A t’ju tregoj se kush prej grave tuaja do të hyjë në Xhenet?

Ne i thamë: “Po si jo o i Dërguari i Allahut!”

Ai tha: “Çdo grua që është e dashur” – dhe kjo është vepër e gruas. Çdo grua që është e dashur për burrin e saj me fjalë dhe vepra.

“Që lind shumë fëmijë” me këtë kihet për qëllim se asaj i shtohen shpërblimet me numrin e shumtë të fëmijëve që lind dhe kjo është kështu për dy arsye:

 

E para: ajo me këtë që bën, e shton ummetin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe kur bashkëshorti e shton ummetin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – do të shpërblehet për këtë, dhe po ashtu kur bashkëshortja e shton ummetin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – do të shpërblehet për këtë. Nëse gruaja lind shumë fëmijë – dhe kjo nuk është vepër që e bën ajo por është pasojë e një vepre që e bën ajo – duke e shtuar ummetin, shpërblehet për këtë.

 

E dyta: fëmijët e saj luten për të.

 

(Pejgamberi – alejhi salatu ue selam – ka thënë):

“Çdo grua që është e dashur dhe lind shumë fëmijë. Nëse ajo zemërohet, ose i është bërë keq, ose burri i saj zemërohet, ajo thotë: “Dora ime është në dorën tënde. Nuk kam gjumë në sy derisa ti të jesh i kënaqur dhe i gëzuar.” Këtë hadith e ka transmetuar Taberanij dhe Albani ka thënë: hadithi është “hasen li gajrihi”.

 

Shikoni o ju vëllezër: kjo grua e devotshme, nëse vet kjo grua është hidhëruar apo i ka bërë keq dikush, dhe në të njëjtën kohë burri i saj nxehet. Pra, edhe nëse vet ajo  e ka zemëruar burrin apo jo, gruaja i thotë: “Dora ime është në dorën tënde,” – që do të thotë se “nuk të ndahem e nuk të lë vetëm,” nuk kam gjumë në sy dhe nuk fle, derisa ti të jesh i gëzuar. Kjo grua e devotshme për shkak të kësaj që bën, do të hyjë në Xhenet.

 

Transmetohet nga Muadh ibën Xhebeli – Allahu qoftë i kënaqur me të – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

“Nuk ka grua që e dëmton burrin e saj në dunja, vetëm se gruaja e tij prej hyrive (të Xhenetit) i thotë asaj: ‘Mos e dëmto atë Allahu të vraftë! Ai është te ty një mysafir, së shpejti do të largohet prej teje dhe do të vijë te ne.” Këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh, kurse e ka saktësuar Albani.

 

Kur gruaja e dëmton burrin e saj në dunja – ndërkaq ai është prej banorëve të Xhennetit – gruaja e tij prej hyrive, i thotë asaj: “Mos e dëmto! Allahu të vraftë!” Kjo tregon se i ndalohet gruas që ta dëmtojë burrin e saj me gjuhë ose me vepër.  

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari