Autor: Shejkh Muhamed ibën Umer Salim Bazmul
Burimi: Sherhu Tefsiri Ajatil Ahkam, mësimi 31, min. 46:18
Fjala e të Lartësuarit:
﴿فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا افْتَدَتْ بِهِ﴾
“...nuk ka gjynah për ata dy, për atë që ajo (gruaja) e jep (si shpagim)...” el-Bekare, 229
Fjala “...e jep (si shpagim)” çfarë tregon? Ajo e shpaguan veten e saj nga martesa, e cila gjatë martesës është rob. A nuk ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
“Kini frikë Allahun për gratë, sepse ata janë “`auanun” te ju.”
Çfarë do të thotë fjala “`auan”? Do të thotë rob. Pra, ajo përmes khulë-it që e jep, sikur jep shpagim për veten e saj nga robërimi i martesës.
Prandaj, gruaja duhet ta dijë se ku e ka vendin. Ajo është një gradë më poshtë se burri. Burri është kujdestari dhe udhëheqësi i saj. Nuk i ka hije asaj që ta komandojë atë. Nuk i ka hije asaj që të mendojë se si ta nënshtrojë burrin. Siç e shihni, disa gra, veçanërisht vajzat e ditëve të sotme – përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu – të cilat martohen dhe në mendje kanë këtë: unë bëj atë që ma do qejfi, unë e drejtoj burrin, unë bëj këtë e atë... kjo është gabim. Ti je robëreshë e atij, e ndihmon atë dhe i qëndron afër; atij i takon kujdestaria dhe udhëheqja.
Ti e bën bashkëshortin tënd burrë. A ke dëgjuar për këtë fjalë? Pra, disa gra me mirësjelljen dhe edukatën e tyre që kanë me burrat, i bëjnë bashkëshortët e tyre burra. Kurse disa gra, me sjelljen e keqe dhe edukatën e keqe që kanë ndaj burrave të tyre, ua prishin burrërinë e bashkëshortëve të tyre dhe gruaja është shkaktare për këtë.
Për këtë arsye, gruaja nuk i bën burra vetëm fëmijët e saj, por e bën burrë edhe bashkëshortin me mirësjelljen e saj. Është e sakta fjala e urtë që thotë: “Kali ecën ashtu siç e drejton kalorësi.” Prapëseprapë, gruaja luan një rol. Sepse në qoftë se gruaja vazhdon të ketë sjellje të keqe me burrin, ta keqtrajtojë atë, të flasë keq me të dhe të ketë konsideratë të keqe për të, burri do të ndjejë një mangësi dhe do të fillojë të sillet si i mangët; ai nuk do të ketë lëvizjet dhe sjelljet e një burri të vendosur, që mund t’i drejtojë çështjet dhe të kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe familjen, etj. Shkak për këtë kush është? Është kjo grua. Shkaku i gjithë kësaj është se ajo ka harruar se është robëreshë te burri i saj.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari