Shejkh Ubejd ibn Abdullah el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fawaid/7518

Marrë nga: Sherh umdetul fik'h, mësimi nr 6, i shejkh Ubejd ibn Abdullah el-Xhabirij.

Ka thënë Imam ibn Kudameh - rahimehullah - : "E prish tejemumin ajo që e prish pastrimin me ujë, dalja e kohës së namazit dhe mundësia për të përdorur ujin, edhe nëse është duke u falur."

Unë them: në të vërtet ky kusht degëzohet në atë që autori e ka pohuar në hyrjen e kohës së namazit, shto këtu edhe prishjen e tejemumit me daljen e kohës së namazit, me një fjalë, ajo që ka pohuar (autori) janë dy gjëra:

E para: Prishja e tejemumit nga ajo që e prish abdesin, dmth anuluesit (e abdesit) dhe kjo është e saktë e nuk ka asnjë paqartësi në të, e nuk kam hasur asnjë khilaf rreth saj deri më tani.

E keni mësuar se prishësit (anuluesit) e abdesit ndahen në dy lloje:

1- Papastërtia

2- Ajo që merr gjykimin e papastërtisë

E nëse ndodh njëra prej këtyre të dyjave në tejemum, e prish atë (tejemumin).

E dyta: Dalja e kohës së namazit, e më lart u sqarua tek rregulli se tejemumi vjen në vend të ujit, pra ai e zëvendëson atë, me kushtin e mos gjendjes së ujit (dmth kur nuk gjen ujë sh.p) apo pamundësisë për ta përdorur ujin.

Dhe u përmend më lart se muslimanit i lejohet që të falë disa namaze, në kohë të ndryshme me të njëjtin tejemum, për aq kohë që nuk e prish atë apo gjen ujë apo ka mundësi që ta përdorë ujin.

Këtu poashtu, ka edhe një çështje të tretë, që është se: Autori – rahimehullah – e përfundoi me çështjen se tejemumi prishet atëherë kur gjendet uji apo kur kihet mundësi që të përdoret uji, edhe nëse është duke u falur. Dhe për këtë ka dy thënie:

E para: Se ai vazhdon të jetë me tejemumin që ka marrë sepse ai ka vepruar me atë që është urdhëruar.

E dyta: Se ai e ndërpret namazin dhe merr abdes, nëse është papastërti e vogël (urina,jashtëqitja…sh.p) dhe merr gusl nëse është papastërti e madhe (xhunubllëku, menstruacionet…sh.p). Dhe ky është mendimi më i saktë - in sha Allahu Te'ala - , sipas thënies së Pejgamberit - sal-laAllahu alejhi ue sel-lem -:

فَإِذَا وَجَدَ الْمَاءَ فَلْيَتَّقِ اللَّهَ وَلْيُمِسَّهُ بَشَرَهُ

"E nëse gjen ujë- të ketë frikë Allahun -dhe le ta lagë uji lëkurën e tij."

Dhe Allahu e di më së miri.

Përktheu: Umm 'Akil