Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albanij

 

 

Pyetje: …ai që nuk e gjen dot drejtimin e Kiblës, në cilindo drejtim që të falet namazi i tij është në rregull? Kanë thënë gjithashtu se ai ka pasur për qëllim faljen e nafileve hipur mbi kafshën, gjatë udhëtimit. Cila është fjala juaj për këtë – Allahu u shpërbleftë me të mira?

 

Përgjigje: Për mua hadithi është i qartë. Ai ka për qëllim se kush është larg dhe nuk e shikon dot Kaben, qoftë shikim me sy apo shikim me dijeni për vend-ndodhjen e saj, për atë që është në Veri të Kabes, Kibleja për të është midis Lindjes dhe Perëndimit, domethënë përderisa ai është në këtë gjendje, ai nuk është i detyruar që ta gjejë saktësisht drejtimin preciz drejtë Kabes, kur të falë namazin. Pra, ai nuk është i detyruar me këtë gjë, porse ai duhet të drejtohet nga drejtimi i Kabes. Nëse ai anon nga e majta apo nga e djathta sa të mos drejtohet nga Lindja apo nga Perëndimi, por të drejtohet mes midis atyre të dyjave, atëherë namazi i tij është i lejuar e i saktë. Kjo është ajo që nxirret nga hadithi dhe asgjë më shumë se kaq.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj