Pyetje: Nëse njeriu është xhunub dhe zgjohet përpara se të falet namazi i sabahut, por ama është i ftohtë shumë i madh dhe ai nuk mund ta ngrohë ujin dhe as nuk merr dot gusl me ujë të ftohtë?
Përgjigje: Pasha Allahu, nëse njeriut po i del koha e namazit duke u marrë me gjetjen e ujit apo me ngrohjen e tij, atëherë ai duhet të marrë tejmum, në mënyrë që të falë namazin brenda kohës së tij. Kjo është njësoj si çështja e njeriut që është në aeroplan dhe ai nuk falet dot në aeroport brenda kohës së namazit, atëherë ai duhet ta falë namazin në atë gjendje që është, brenda kohës së namazit. Kështu që, njeriu duhet ta arrijë namazin brenda kohës së tij, kurse ai që nuk ka mundësi të përdorë ujin apo dëmtohet nga përdorimi i ujit të ftohtë, dëmtohet me një dëm të rëndë dhe të prekshëm, ose duke u angazhuar me ngrohjen e ujit, në këtë rast ai duhet të marrë abdes dhe të falet. Kjo çështje është si hadithi i ‘AbdUllah ibën ‘Umerit që kemi marrë më herët në lidhje me plagën, që ai ishte plagosur dhe pastaj mori tejmum dhe fali namazin, nga frika se mos i dilte koha e namazit.
Përktheu: Alban Malaj