Shejkh Mukbil

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=2278


Pyetje:

A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Sheu’ualit para se t’i kompenson ditët në të cilat e ka prishur agjërimin në Ramazan?

Përgjigje nga Shejkh Mukbil:

Nëse mund t’i kompensoj ditët në të cilat e ka prishur agjërimin përgjatë Ramazanit, pastaj t’i agjëroj gjashtë (ditët), atëherë kjo është punë e mirë. E nëse nuk mund t’i agjëroj as këto e as ato, atëherë, i lejohet t’i agjëroj gjashtë (ditët), për të cilat Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem) thotë:

من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال فكأنما صام الدهر كله

“Ai që e agjëron Ramazanin, pastaj e pason atë me gjashtë (ditët) e Sheu’ualit, është sikur të ketë agjëruar tërë kohën.”

Përse e thamë këtë? Sepse koha e kompensimit është e gjerë, përkundër agjërimit të gjashtë ditëve. Andaj, kompensimi nuk ka vend tjetër veçse në Sheu’ual.

Për sa i përket kohës së kompensimit, ka ardhur nja transmetim nga ‘Aisheja (radijAllahu ‘anha) se ka thënë:

“Unë nuk i kompensoja (ditët e ngelura të Ramazanit) vetëm se në Sh’aban.”

Do të thotë se ajo ka qenë e zënë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari