Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: Mexhmuë Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah, vëll.15/fq.403

Pyetje: Cili është gjykimi për agjërimin e ditës së Ashures? Dhe a është më mirë që të agjërohet dita që është para saj, apo dita që është mbas saj, apo të agjërohen që të gjitha, apo që të agjërohet vetëm dita e Ashures? Shpresojmë që të na e sqaroni këtë, Allahu u shpërbleftë me të mira. [1]

Përgjigje: Agjërimi i ditës së Ashures është Sunet, sepse kjo është vërtetuar në hadithe të sakta nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të cilat janë argument për këtë, dhe se ajo ishte dita që e agjëronin Çifutët, ngaqë Allahu në atë ditë shpëtoi Musain dhe popullin e tij dhe shkatërroi Faraonin dhe popullin e tij. Prandaj e agjëroi Pejgamberi jonë – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – si falenderim për Allahun, dhe urdhëroi që të agjërohet kjo ditë, si dhe urdhëroi që agjërohet një ditë para apo mbas saj (ditës së Ashures). Mirëpo agjërimi i ditës së nëntë me ditën e dhjetë është më i mirë. E nëse agjëron ditën e dhjetë me ditën e njëmbëdhjetë, kjo është e mjaftueshme, në mënyrë që të kundërshtohen Çifutët. Edhe nëse i agjëron të dyja ditët (e nënta dhe e njëmbëdhjeta) me ditën e Ashures s’ka problem, sepse kjo ka ardhur në disa transmetime:

صوموا يوما قبله و يوما بعده

“Agjëroni një ditë para saj dhe një ditë mbas saj.” [2]

Kurse që ta agjërosh ditën e Ashures të vetme, kjo është e urryer.

Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.

Fundnota:

[1] Kjo fetva është publikuar në revistën “ed-Da’ueh”, me numër (1687), më datë 29/12/1419 hixhrij.

[2] E ka transmetuar el-‘Ajnij në ‘Umdetul-Karij, libri Agjërimi, kapitulli: “Agjërimi i ditës së Ashures” vëll.11/fq.116; e ka përmendur gjithashtu autori i librit el-Fet`h el-Kebiir në shkronjë “Sad”, kapitulli: “Agjërimi i ditës së Ashures”, me numër (7293).

Përktheu: Alban Malaj