Autor: Shejkh Sulejman bin SelimuLlah er-Ruhejli
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Pyetësi thotë: Çfarë gjykimi ka shtrimi i gostisë pas ardhjes nga Haxhi?
Përgjigje: Ne themi: Nëse gostia është për nderimin e atij që është kthyer nga udhëtimi, sepse ajo që është bërë zakon në mesin e njerëzve është se ai që kthehet nga udhëtimi, shtrohet gosti për të; theret një kafshë dhe nderohet me këtë. Qoftë nëse vjen nga Franca apo nga Mekkeja, përderisa ai kthehet nga udhëtimi, zakoni i njerëzve është që ta nderojnë atë; të therin kafshë për të. Siç e kemi ne zakon këtu (në Arabinë Saudite). Për këtë s’ka asnjë problem, sepse kjo gosti është e ndarë nga Haxhi dhe është nderim për atë që vjen nga udhëtimi.
Nëse kjo gosti bëhet për ta falenderuar Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar – për një begati, atëherë nuk ka problem – in shaa Allah. Por, lënia e kësaj gostie është më e mirë. E nëse kjo gosti bëhet duke e konsideruar si pjesë e ritualeve të Haxhit, siç bëjnë disa Muslimanë, që Haxhiu patjetër të ther kafshë, qoftë edhe nga më të varfrit, të marr borxh dhe t’i mbush barqet e njerëzve, atëherë kjo është vepër e urryer (munker) dhe nuk lejohet.
Pra, nuk është prej ritualeve të Haxhit therja e kafshës për gosti. Por nëse kjo bëhet për të shprehur falenderim për një begati, atëherë s’ka problem për këtë, lejohet. E nëse therja e kafshës është për ta nderuar atë që vjen nga udhëtimi, atëherë nuk ka gjë të keqe te kjo.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari