Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin
Burimi: Silsiletu Lika’ati Babil-Meftuh, kaseta 68
Pyetje: O Shejkh! Të dua për hir të Allahut. Njëri nga imamët e xhamive ka thënë: “I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Allahu e bën që koha e besimtarit të vdekur në varrin e tij të jetë aq sa është koha e ikindisë apo drekës.” A është e vërtetë kjo?
Përgjigje: Të dashtë Ai për hir të të Cilit na do. E lusim Allahun të na bëjë të gjithëve që të duhemi mes veti për hir të Allahut.
Dije se për të vdekurin koha ikën shpejt, sikur të mos jetë gjë fare. Allahu e bëri një njeri që të vdes për njëqind vite dhe kur e ringjalli, (i tha):
قَال كَمْ لَبِثْتَ
“I tha: Sa kohë ke ndenjur kështu?” El-Bekare, 259
E çfarë tha ai!?
لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ
“Kam ndenjur një ditë apo një pjesë të ditës.” El-Bekare, 259
Kurse ato ishin njëqind vite. Pra, një ditë apo një pjesë të ditës. Sepse Allahu thotë se e bëri që të vdes në fillim të ditës dhe e ka ringjallur atë në fund të ditës. Kurse banorët e shpellës:
وَلَبِثُوا فِي كَهْفِهِمْ ثَلَاثَ مِائَةٍ سِنِينَ وَازْدَادُوا تِسْعًا ﴿٢٥﴾
“Ndenjën në shpellën e tyre treqind vite dhe shto nëntë (për vitet lunare).” El-Kehf, 25
Kurse ai ishte gjumë, e gjumi nuk është si vdekja. Vdekja është më e shpejtë në kalimin e kohës. Ata që kanë vdekur dhe kanë kaluar me mijëra vite, sheh se sikur nuk u ka kaluar ndonjë gjë atyre, sikur kanë vdekur tani. Pra, ai që është në begati (xhenet) sheh se atij i kalon koha shumë shpejt, shumë më shpejt, kurse ai që është në xhehenem, koha i kalon shumë avash. Koha për të është shumë e gjatë. E lusim Allahun për mirëqenie.
Dhe kjo është diçka që dëshmohet. Saqë Ibën Khalduni i cili konsiderohet nga të urtit e transmetuesve të haditheve, thotë:
“Ditët e sigurisë dhe mirëqenies ikin shpejt, kurse ditët e urisë, luftërave dhe fitneve janë të gjata.”
Kjo është e vërtetë. Unë them o vëlla: kur të vijë Dita e Kijametit të gjithë të varrosurit do jenë sikur:
لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا
“...nuk kanë qëndruar (në këtë botë) vetëm se një pasdite apo një mbrëmje.” En-Naz’iat, 46
Prandaj, zullumqarët do të thonë:
قَالُوا يَا وَيْلَنَا مَن بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا
“Të mjerët ne! Kush na ringjalli nga vendi jonë i fjetjes.” Jasin, 52
Sikur të jetë vend fjetje.
Si përfundim – Allahu ju bekoftë – nuk e di se a është i vërtetë ky hadith apo jo, por them se koha e zbritjes është e shpejtë, më i shpejt se shikimi. Allahu e di më së miri.
Përktheu: Jeton Shasivari