Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed bin Umer bin Salim Bazmul

Burimi: et-Terxhih fi Mesaili Taharati ue Salat, fq. 40 - 42

 

 

E gjashta: Prej gjërave që vërtetojnë përceptimin që alkooli është i pastër, është se Allahu e lejoi namazin në fazën e dytë të ndalimit të pijeve alkoolike, me kusht që të mos i afrohesh namazit kur je i dehur.

 

Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka thënë:

 

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنْتُمْ سُكَارَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ﴾

“O ju që besoni, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se çfarë flisni...” en-Nisa, 43

 

Allahu nuk kërkoi prej tyre që t’i ndërronin rrobat ose të kenë kujdes në namaz nëse rroba e tyre është prekur nga lëngu i pijeve alkoolike, duke e ditur se ai që pi alkool nuk shpëton nga derdhja e tij nëpër rroba.

 

Po ashtu, nuk thuhet: ky gjykim është i abroguar! Sepse ajo që është abroguar është vetëm lejimi i pirjes së pijeve alkoolike, duke i përjashtuar gjërat tjera. Pra, ky ajet është i qartë dhe argumentimi me të është i saktë.

 

Gjithashtu, nuk bën të thuhet se ky gjykim është shfuqizuar, sepse ai që u shfuqizua në të vërtetë, ishte vetëm lejimi i pirjes së pijeve alkoolike e jo gjërat e tjera. Pra, ai ajet është plotësisht i qartë dhe argumentimi me të është i saktë.

 

Një prej atyre gjërave që janë përjashtuar në shfuqizim është edhe se: kur pijet alkoolike u ndaluan, ato u derdhën, derisa vërshuan nëpër rrugicat e Medines. Nëse pijet alkoolike do të kishin qenë të papastra, atëherë rrjedhimisht ato do t’i kishin bërë edhe rrugicat e Muslimanëve të papastra.

 

Qëllimi i ndalimit të pijeve alkoolike është se ato janë të neveritshme, prandaj Sahabët shpejtuan në zbatimin e urdhrit për ndalimin e tyre dhe u lejua që ato të derdhen nëpër rrugica, ndonëse ato janë pije të neveritshme, për shkak të dobisë që të bëhej publik refuzimi i tyre dhe të njoftohej për braktisjen e tyre.

 

Transmetohet nga Enesi – radijAllahu ‘anhu se ka thënë:

“Unë isha shërbyes në shtëpinë e Ebi Talhas dhe pija e tyre alkoolike në atë kohë ishte një lloj pije e bërë nga hurmat (që quhej el-fedikh). I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – urdhëroi njërin që të shpallë publikisht se pijet alkoolike janë bërë haram. Me këtë rast, Ebu Talha më tha: “Shko dhe derdhi ato.” Unë shkova dhe i derdha. Kështu, ajo rrodhi nëpër rrugicat e Medines. Kurse disa njerëz në Medine thanë: Po ata që u vranë (në Betejën e Uhudit) dhe në barqet e tyre kishte pije alkoolike?” Atëherë Allahu zbriti ajetin:

 

﴿لَيْسَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جُنَاحٌ فِيمَا طَعِمُوا﴾

“Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë gjynah për atë me të cilën janë ushqyer (në të kaluarën)...” el-Maideh, 93 [1]

 

 

Dobi:

Nga kjo që u tha më lartë mësojmë pastërtinë e kolonjës që përdoret për t’u parfumosur dhe se alkooli nuk është i papastër.

 

Fjala e të Lartësuarit për pijet alkoolike:

 

﴿فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ﴾

“...andaj, largohuni prej tyre (pijeve alkoolike), që të shpëtoni.” el-Maideh, 90

Nuk thuhet se: tregon për urdhërimin e largimit nga pijet alkoolike, pjesë e të cilës është edhe alkooli, i cili është përbërës dehës në pijet alkoolike, kështu që nuk lejohet përdorimi i çfarëdo lloj lënde në të cilën është futur alkool, sado qoftë ajo përqindje.

Kjo gjë nuk thuhet, ngaqë Allahu i Lartësuar vetëm i bëri të ndaluara pijet alkoolike dhe urdhëroi të largohemi prej tyre.

 

Alkooli që përdoret për aromatizimin e ngjyrave dhe ilaçeve, është lëndë helmuese që digjet në ajër në reaksion me acidin dhe metalet aktive; ai përdoret si lëndë e tretur në industri dhe për të ruajtur aminet biogjenike si dhe përdoret si lëndë djegëse [2]. Ai gjendet në çdo fermentim – dhe për këtë ka konsensus – siç gjendet gjithashtu te majaja e bukës [3].

 

Kështu që, kur alkooli merret në atë përqindje që të shkakton vdekjen, nuk merr aspak gjykimin e pijeve alkoolike, porse merr gjykimin e helmit vrasës. Por, nëse ai përzihet në një përqindje që nuk shkakton vdekje dhe as dehje, me një lëng që nuk shkakton dehjen nëse konsumohet në sasi të madhe apo në sasi të vogël, atëherë fjala që thonë se ajo është haram, nuk qëndron, sepse ajo nuk është pije dehëse dhe as helm që të vret. Po, nëse alkooli përzihet me një lëng, me një përqindje që shkakton dehjen nëse pihet ky lëng, atëherë bëhet haram përdorimi i tij, jo ngaqë ai është alkool, por ngaqë ai u bë pije dehëse.

 

Pra, ajo që merret në konsideratë është kur alkooli arrin gradën e dehjes te lëngu me të cilin përzihet. Allahu e di më së miri.

 

Fundnota:

 

[1] Hadith i vërtetë. E ka nxjerrë Buhariu në Librin “Kitabul Medhalimi uel Gasb,” kapitulli “Babu Sabbil Khamri fi Tariik,” nr. i hadithit (2464). Muslimi në Librin “Kitabul Eshribeh,” kapitulli “Babu Tahrimi Khamr,” nr i hadithit (1980). 

[2] el-Meusu’atu el-Mujessirah, 2/1444.

[3] Parathënia e Sejjid Rashid Rida në librin  “el-Mugnij,” të Ibën Kudames, 1/35.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari