Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 142-145
? (Lutjet kur e përcjellim dikë për udhëtim)
أَسْتَوْدِعُكَ اللَّهَ الَّذِي لاَ تَضِيعُ وَدَائِعُهُ
Esteudi’ukAllahe el-ledhi la ted’iu ueda’iahu
“I lutem Allahut të të ruajë ty ashtu siç ruhet amaneti, të Cilit nuk i humb ajo që i lihet amanet!” [1]
أَسْتَوْدِعُ اللَّهَ دِينَكَ، وَأَمَانَتَكَ، وَخَوَاتِيمَ عَمَلِكَ
Esteudiullahe diineke, ue emaneteke ue khauatime amelike
“I lutem Allahut ta ruajë fenë tënde, sigurinë tënde dhe veprën tënde të fundit.” [2]
اللَّهُمَّ اطْوِ لَهُ الأَرْضَ وَهَوِّنْ عَلَيْهِ السَّفَرَ
Allahumme ithi lehu el-erd ue hau-uin alejhi es-sefer
“O Allah, bëja të shkurtër rrugën dhe bëja të lehtë udhëtimin.” [3]
زَوَّدَكَ اللَّهُ التَّقْوَى وَغَفَرَ ذَنْبَكَ وَيَسَّرَ لَكَ الْخَيْرَ حَيْثُمَا كُنْتَ
Zadek Allahu takua, ue gafere lek ue jessere leke el-khajr hajthuma kunte
“Allahu të furnizoftë me devotshmëri, Allahu t’i faltë mëkatet dhe Allahu ta lehtësoftë të mirën kudo qofsh!” [4]
? (Lutjet kur hipim në mjetin e udhëtimit)
Kur e vendosim këmbën në mjetin e udhëtimit, themi “Bismil-lah” (Me emrin e Allahut)”, dhe pasi të hipim në mjetin e udhëtimit, themi “Elhamdulil-lah” (Lavdërimi i takon Allahut).”
Pastaj themi:
سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ
Subhanel-ledhi sekhara lena hadha ue ma kunna lehu mukriniin ue inna ila rabbina le munkalebun.
“I Pastër nga çdo mangësi është Ai, i Cili na e ka nënshtruar këtë (kafshë) neve dhe ne nuk do të kishim fuqi (për ta krijuar dhe nënshtruar atë); e ne vërtet te Zoti ynë do të kthehemi.” [5]
Pastaj themi tre herë “Elhamdulil-lah” dhe tre herë “Allahu Ekber” dhe shtojmë këtë lutje:
سُبْحَانَكَ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي، فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلا أَنْتَ
Subhaneke inni dhalemtu nefsi, fagfirl li, feinnehu la jagfiru dhunube il-la ente
“I Pastër nga çdo mangësi je Ti, vërtet unë i kam bërë padrejtësi vetes time, andaj më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.” [5]
سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ فِي سَفَرِنَا هَذَا الْبِرَّ وَالتَّقْوَى وَمِنَ الْعَمَلِ مَا تَرْضَى اللَّهُمَّ هَوِّنْ عَلَيْنَا سَفَرَنَا هَذَا وَاطْوِ عَنَّا بُعْدَهُ اللَّهُمَّ أَنْتَ الصَّاحِبُ فِي السَّفَرِ وَالْخَلِيفَةُ فِي الأَهْلِ اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ وَعْثَاءِ السَّفَرِ وَكَآبَةِ الْمَنْظَرِ وَسُوءِ الْمُنْقَلَبِ فِي الْمَالِ وَالأَهْلِ
Subhanel-ledhi sekhara lena hadha ue kunna lehu mukrinin ue inna ila rabbina le-munkalebun; Allahumme inna neseluke fi seferina hadha el-birra uet-takua ue minel alemi ma terda; Allahumme hau-uin aleja seferana hadha ut-tui anna budehu; Allahumme ente sahibu fis-sefer uel-khalifetu fil-ehl’; Allahumme inni edhu bike min uathai sefer ue keabetil-mendhar ue suuil-munkaleb fil-mali uel-ehl.
“I Pastër është Ai nga çdo mangësi që e ka nënshtruar këtë (kafshë) për ne dhe ne nuk do të kishim fuqi për të (për ta nënshtruar dhe krijuar atë). E pa dyshim se te Zoti ynë do të kthehemi. O Allah, ne po të lutemi Ty që, në këtë udhëtim tonin, të na japësh mirësi dhe devotshmëri si dhe të bëjmë vepra që Ti i do! O Allah, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na e lehtëso distancën e tij! O Allah, Ti je Mbrojtësi në udhëtimin (tonë) dhe Ai që kujdeset për familjet (tona)! O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga vështirësitë e udhëtimit, ndryshimet e këqija dhe gjërat e padëshirueshme në pasurinë dhe familjen tonë pasi që të kthehemi!”
E kur të kthehemi në vendin tonë, themi të njëjtat fjalë si më lart dhe shtojmë edhe këtë lutje:
آيِبُونَ تَائِبُونَ عَابِدُونَ لِرَبِّنَا حَامِدُونَ
Ajibune, taibune, abidune li rabbina hamidun
“U kthyem të penduar, adhurues dhe ndaj Zotit tonë falënderues.” [6]
? (Lutja kur ngjitemi përpjetë)
اللَّهُ أَكْبَرُ
Allahu Ekber
Allahu është më i Madhi!
? (Lutja kur zbresim tatëpjetë)
سُبْحـانَ اللهِ
SubhanAllah
I Dëlirë është Allahu nga çdo mangësi! [7]
? (Lutja kur i afrohemi vendbanimit tonë duke e përsëritur atë herë pas here)
آيِبُونَ تَائِبُونَ عَابِدُونَ لِرَبِّنَا حَامِدُونَ
Ajibune, taibune, abidune li rabbina hamidun
“U kthyem të penduar, adhurues dhe ndaj Zotit tonë falënderues.” [8]
____________________
[1] Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se ka thënë: I Dërguari i Allahut, kur më përcolli, më tha: “I lutem Allahut të të ruajë ty...” Transmeton Ibën Maxhe (2825)
[2] Transmetohet nga Ibën Umeri, radijAllahu anhu, se kur ndonjë njeri dëshironte të udhëtonte, ai i thoshte: afrohu që të të përshëndes ashtu siç na përshëndeste i Dërguari i Allahut, ﷺ kur na përcillte për udhëtim duke na thënë: “I lutem Allahut ta ruajë fenë tënde...” Transmeton Muslimi, (3443).
[3] Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se një njeri i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, unë dua të udhëtoj, andaj më porosit me ndonjë gjë: “Ki frikë Allahun dhe bëj tekbir në çdo vend të lartë kur ngjitesh.” Kur ai njeri u nis për në udhëtim, i tha:
اللَّهُمَّ اطْوِ لَهُ الأَرْضَ وَهَوِّنْ عَلَيْهِ السَّفَرَ
“O Allah, bëja të shkurtër rrugën dhe bëja të lehtë udhëtimin.” Transmetojnë Tirmidhiu (3445) dhe Ibën Maxhe (2771).
[4] Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Një njeri erdhi te Pejgamberi, ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë do të udhëtoj. Më këshillo me diçka që unë duhet të furnizohem.” Ai i tha: “Allahu të furnizoftë me devotshmëri!” Ai i tha: “Më shto edhe diçka!” Ai i tha: "...dhe Allahu t’i faltë mëkatet!” Shto edhe ndonjë lutje për mua! Unë për ty e sakrifikoj nënën dhe babain tim!” Ai i tha: “...dhe Allahu ta lehtësoftë të mirën kudo qofsh!” Transmeton Tirmidhiu (3444).
[5] Transmeton Alij bin Rabi’ah duke thënë: E kam parë Alijun se i sollën një kafshë për t’i hipur. Kur ai e vuri këmbën në yzengji, tha: “Bismilah (me emrin e Allahut).” Kur hipi në shpinën e kafshës, tha “Elhamdulilah (Lavdërimi i takon Allahut).” Pastaj tha: “I Pastër nga çdo mangësi është Ai, i Cili na e ka nënshtruar këtë (kafshë) neve dhe ne nuk do të kishim fuqi (për ta krijuar dhe nënshtruar atë); e ne vërtet te Zoti ynë do të kthehemi.” (ez-Zukhruf, 13-14).
Pastaj tha tre herë “Elhamdulilah” dhe tre herë “Allahu Ekber” pas kësaj tha: “I Pastër nga çdo mangësi je Ti, vërtet unë i kam bërë padrejtësi vetes time, andaj më fal, sepse nuk i falë mëkatet askush tjetër përveç Teje.” Pastaj ai qeshi, e unë i thashë: “O prijësi i besimtarëve, përse po qesh?” Ai tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke vepruar kështu siç veprova unë tani, pastaj ai qeshi, e unë e pyeta: përse qeshe o i Dërguari i Allahut? Ai më tha: “Vërtet Zoti yt çuditet me robin e Tij kur ai thotë: ‘O Zoti im, m’i fal mëkatet e mia, sepse mëkatet nuk i fal dikush tjetër pos Teje’.” Transmetojnë Ebu Daudi (2602) dhe Tirmidhiu (3446).
[6]Transmetohet nga Ibën Umeri, radijAllahu anhu, se kur i Dërguari i Allahut ﷺ hipte në deve për të udhëtuar, thoshte tre herë Allahu Ekber, pastaj thoshte: “I Pastër është Ai nga çdo mangësi që e ka nënshtruar këtë (kafshë) për ne...” Kur të kthehet në vendin e vet, i thotë të njëjtat fjalë dhe shton edhe këto: “U kthyem të penduar, adhurues dhe ndaj Zotit tonë falënderues.” Transmeton Muslimi (1342).
[7] Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah, radijAllahu anhu, se ka thënë:
كُنَّا إِذَا صَعِدْنَا كَبَّرْنَا، وَإِذَا نَزَلْنَا سَبَّحْنَا
“Ne kur ngjiteshim përpjetë, thonim ‘Allahu Ekber’ dhe kur zbrisnim tatëpjetë, thonim ‘SubhanAllah’.” Transmeton Bukhariu (2993).
[8] Transmeton Enesi, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Kur ne iu afruam Medines, thonim:
آيِبُونَ تَائِبُونَ عَابِدُونَ لِرَبِّنَا حَامِدُونَ
“U kthyem të penduar...” Ai vazhdoi ta thoshte këtë vazhdimisht derisa hyri në Medine. Transmetojnë Bukhariu (3085) dhe Muslimi (1345).
Përktheu: Jeton Shasivari