Ti je në varfëri të plotë, në çdo çast, je përherë nevojtar për Zotit tënd, Ndihmuesin tënd.
Dhe për këtë arsye, prej duave që ju këshilloj ta bënë nesër (ditën e Arafatit) dhe çdo ditë, është duaja që gjendet në Sahihun e Muslimit:
اللَّهمَّ أصلِحْ لي ديني الذي هو عِصمةُ أمري،
وأصلِحْ لي دُنيايَ التي فيها معاشي،
وأصلِحْ لي آخِرَتي التي فيها معادي،
واجعَلِ الحَياةَ زيادةً لي في كُلِّ خَيرٍ،
واجعَلِ المَوتَ راحةً لي مِن كُلِّ شَرٍّ.
“Allahumme islih lij dijni eledhij huwe ‘ismetu emrij,
Ue eslih lij dunjaje eletij fijha me’aashij,
Ue eslih lij aakhirati eletij fijha me’aadij,
Uexh-‘al-lil-hajate zijadeten lij fij kul-li khajr,
Uel-meute raahaten lij min kul-li sherr.”
(O Allah, përmirësoje për mua fenë time, e cila është mburojë e çështjes sime.
Dhe përmirësoje për mua dynjanë time, në të cilën është jetesa ime.
Dhe përmirësoje për mua ahiretin tim, në të cilin është kthimi im.
Dhe bëje jetën shtesë për mua në çdo të mirë,
Dhe bëje vdekjen rehati për mua nga çdo e keqe.)
Kjo dua — pasha Allahun! — ta ka përmbledhur ty të gjithë mirësinë në dynja, në fe dhe në ahiret.
Thuaje këtë dua duke qenë i bindur se asgjë nga këto nuk do të përmirësohet për ty, vetëm nëse Allahu i përmirëson ato për ty.
Përktheu: Abdullah Beqiri