Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

Burimi: Tuhfetul-Muxhijb, 273-274

Allahu e ka ngritur lartë gradën e dijetarëve veçse ngaqë ata i kundërvihen të pavërtetës dhe i thonë atij që e qëlloi të vërtetën “ti e qëllove të vërtetën”, kurse atij atij që thotë të pavërtetën i thonë “ti the të pavërtetën”.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالأقْرَبِينَ إِنْ يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًا فَاللَّهُ أَوْلَى بِهِمَا فَلا تَتَّبِعُوا الْهَوَى أَنْ تَعْدِلُوا وَإِنْ تَلْوُوا أَوْ تُعْرِضُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا (١٣٥)

O ju që besoni, bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar për hir të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj, qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), dhe Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epshit e të mos mbani drejtësi! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di me imtësi se çfarë bëni ju.” [en-Nisaa`, 135]

إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالإحْسَانِ

Me të vërtetë Allahu urdhëron drejtësinë dhe mirësinë...” [en-Nahl, 90]

وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا

E nëse flisni, mbani drejtësi…” [el-En’am, 152]

Allahu i shpërbleftë me të mira pasuesit e Sunetit në të gjitha krahinat e Jemenit, sepse me të vërtetë u bë i qartë realiteti i pështjelluesve dhe kameleonëve, ata të cilët dje jepnin një fetva, kurse nesër japin fetva tjetër, sikur Feja e Allahut të jetë në dorën e tyre. Mirëpo Zoti i Krenarisë thotë në Librin e Tij për Pejgamberin e tij, Muhamedin - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

لَيْسَ لَكَ مِنَ الأمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذِّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ (١٢٨)

Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, sepse me të vërtetë ata janë zullumqarë.” [Aali-Imran, 128]

Dhe ne nuk bëjmë kompromis në kurriz të Fesë së Allahut.

فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ (٢١) لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُصَيْطِرٍ (٢٢)

Prandaj këshillo, se ti je vetëm këshillues. Dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!” [el-Gashijeh, 21-22]

فَذَكِّرْ بِالْقُرْآنِ مَنْ يَخَافُ وَعِيدِ (٤٥)

Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!” [Kaf, 45]

Po, po! Pra, obligimi i njerëzve të dijes - të cilët i shndërruan xhamiat në vende ku bëhet propaganda amerikane - është këshillimi. Dhe Allahu thotë për xhamiat:

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلا اللَّهَ

Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zekatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut...” [et-Teubeh, 18]

Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:

فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَنْ تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ

Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij...” [en-Nuur, 36]

Dhe thotë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem -:

إنَّ هذه المساجِدَ إنما بُنِيَتْ لِذِكْرِ اللهِ

Me të vërtetë këto xhamia janë ndërtuar për të përmendur Allahun në to…”

Unë po u pyes: cila nga këto të dyja është më e madhe, të thërrasësh për demokraci nëpër xhamia apo të kërkosh devenë, kur dikujt i ka humbur deveja, sepse në kohën e Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dikujt i humbi deveja dhe ai filloi të thoshte: “Kush e ka parë devenë time ngjyrë kafe?” Atëherë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - i tha:

لا رَدَّهَا اللهُ عَلَيْكَ، فَإِنَّ الْمَسَاجِدَ لَمْ تُبْنَ لِهَذا!

Allahu mos ta ktheftë, sepse vërtet xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë gjë.”

Po, sepse në të vërtetë këto xhami janë ndërtuar që të përmendet Allahu në to! Janë ndërtuar që të përmendet në to Emri i Allahut dhe nuk u ndërtuan për thirrjen drejt demokracisë, as për ato që thotë Radio Londra, as për ato çfarë thonë revistat, as për ato çfarë thotë gazeta “Lindja e Mesme”, as për ato çfarë thotë gazeta “Republika”, e as për ato çfarë thotë filani e fisteku.

Prandaj o vëllezër këtyre fjalëve nuk duhet t’ua vini veshin. Dhe nëse dëgjoni atë që mban hytben ditën e Xhuma, duke thirrur për demokraci apo për të votuar, atëherë thuaj “SubhanAllah, uel-hamdulilah, ue la ilahe il-lAllah, uAllahu Ekber”, dhe mos ua vini veshin këtyre fjalëve. Pse? Sepse Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - thotë në Librin e Tij fisnik:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ

O ju që besoni, kur të bëhet thirrja për të falur namazin e xhumasë, atëherë nxitoni për ta përmendur Allahun…” [el-Xhumu’ah, 9]

Nxitoni për ta përmendur Allahun! Këshilla!

Muslimanët kanë nevojë për ata që do t’u mësojnë Fenë e tyre!

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj