Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh, kaseta 27, pjesa e parë, minuta 32:30

Pyetje:

Një pyetës thotë: Shejkh i nderuar, e përmendët fjalën e Allahut të Madhëruar e të Lavdishëm:

فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً

Kështu që, sot do ta shpëtojmë trupin tënd (të vdekur) që të jetë një shenjë për ata që vijnë pas teje.” Junus, 92

Çfarë është për qëllim me këtë shenjë? A ekziston akoma kjo shenjë? A ekziston akoma kufoma e tij? Nëse ekziston, a na lejohet që ta vizitojmë atë kufomë për të marr mësim?

Përgjigje:

Ky ajet nuk tregon se kjo kufomë do të mbetet përgjithmonë. Përkundrazi, ajo që është e qartë – Allahu e di më së miri – është se (kufoma) është zhdukur, e ka ngrënë balena apo peshqit, ngase në atë kohë nuk ka pasur ndonjë që të kujdesej për këtë kufomë. E rëndësishme ishte që Bijtë e Israilit të ndjeheshin rehat se armiku i tyre i egër është shkatërruar me siguri.

Dhe nuk përmendet se nga faraonët kanë ngelur njerëz që kufomat e tyre akoma ekzistojnë. Kjo çështje shikohet, ka mundësi që të jetë prej tyre dhe ka mundësi që të mos jetë, por ajo që unë shoh është se faraoni i cili u shkatërrua në kohën e Musait, është shkatërruar dhe ka mbaruar.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari