Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)
Në faqen 27, po ashtu es-Seuafi përcjell nga ateisti, xhehmiju, Xhemil Sidki ez-Zehauij [1] se ka thënë:
Toka në mesin e universit që shihet me sy
Është sikur një grimcë që mezi bie në sy
Një fjalë të ngjashme ka thënë es-Seuafi në faqen (73): “Toka nuk është tjetër vetëm si një flluskë në oqean.” Po ashtu në faqen (109) ka thënë: “Ndoshta përshkrimi më i përpiktë për tokën në krahasim me universin do të ishte se ajo është një si molekulë e imtë që shihet përmes mikroskopit në këtë univers të gjerë në krahasim me trupat qiellorë që janë të shpërndarë në anët e universit.”
Kundërpërgjigja ndaj kësaj do të bëhet sipas disa këndvështrimeve:
Këndvështrimi i parë:
Nga e mori vesh Xhemil ez-Zehauij se toka na qenka një grimcë në mesin e universit që shihet me sy?
﴿ أَعِندَهُ عِلْمُ الْغَيْبِ فَهُوَ يَرَىٰ﴾
“A mos ka dije për gajbin (të fshehtën), kështu që ai e shikon atë?!” en-Nexhm, 35
Nga e di es-Sauafi se toka na qenka vetëm si një flluskë në det dhe se ajo është një molekulë e imtë që shihet me mikroskop në këtë univers të gjerë në krahasim me trupat qiellorë që janë të shpërndarë anembanë universit?! A mos e ka gjetur këtë në Librin e Allahut të Lartësuar apo në hadithet e sakta të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - apo mos i ka zbritur shpallje për këtë?
Nëse nuk e ka asnjërën nga këto, atëherë, ai dhe shoku i tij kanë folur për atë që nuk kanë dituri dhe nuk kanë bazë për atë që pretendojnë përveç shpifjeve dhe ndjekjes së gënjeshtrave.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَـٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولً﴾
“Mos fol për atë gjë që nuk ke dituri. Vërtet dëgjimi, shikimi dhe zemra për të gjitha këto do të pyetesh.” El-Isra, 36
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ ﴿١٠﴾ الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَةٍ سَاهُونَ﴾
“Mallkuar qofshin gënjeshtarët. Të cilët janë të zhytur në devijimin e tyre.” edh-Dharijat, 11
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَمَا يَتَّبِعُ أَكْثَرُهُمْ إِلَّا ظَنًّا ۚ إِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلِيمٌ بِمَا يَفْعَلُونَ﴾
“Shumica e tyre nuk ndjekin tjetër përpos hamendjeve, pa dyshim se hamendësimi nuk vlen përballë të vërtetës (nuk e zë vendin e të vërtetës) Allahu di shumë mirë për atë që punojnë.” Junus, 36
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَمَا لَهُم بِهِ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ ۖ وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا ﴿٢٨﴾ فَأَعْرِضْ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكْرِنَا وَلَمْ يُرِدْ إِلَّا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ﴿٢٩﴾ ذَٰلِكَ مَبْلَغُهُم مِّنَ الْعِلْمِ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اهْتَدَىٰ﴾
“Ata nuk ka dituri për të. Ata ndjekin hamendësimet, e me të vërtetë se hamendësimet nuk e zënë vendin e të vërtetës. Andaj, ti largohu nga ai që ia kthen shpinën Përkujtuesit Tonë (Kuranit) dhe e do jetën e kësaj bote. Kjo është dituria që kanë arritur ata. Vërtet Zoti yt është më i Ditur për atë që ka devijuar nga rruga e Tij dhe është më i Ditur për atë që është udhëzuar.” En-Nexhm, 28-30
Këndvështrimi i dytë:
Allahu e ka madhëruar pozitën e tokës në Librin e Tij dhe e përmend atë duke e madhëruar, më shumë sesa diellin, hënën dhe yjet; e ka krahasuar tokën me krijimin e qiejve në shumë ajete të Kuranit dhe se Ai e ka krijuar tokën dhe atë që gjendet në të për katër ditë, kurse qiejt dhe atë që gjendet në të, e ka krijuar për dy ditë [2]. Kjo tregon se sa e madhe është toka.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿لَخَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ النَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ﴾
“Krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Gafir, 57
I Lartësuar ka thënë:
﴿وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّلْعَالِمِينَ﴾
“Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe diversiteti i gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Er-Rum, 22
I Lartësuar ka thënë:
﴿سَابِقُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ﴾
“Shpejtoni në faljen e Zotit tuaj dhe për në xhenetin gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe tokës...” el-Hadid, 21
I Lartësuar ka thënë:
﴿وَمَا قَدَرُوا اللَّـهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَاوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ﴾
“Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton Ai të madhërohet dhe në Ditën e Kijametit toka do të kapet nga Dora e Tij dhe qiejt do të jenë të mbështjella në Dorën e Tij të djathtë...” ez-Zumer, 67
I Lartësuari ka thënë:
﴿وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ﴾
“Kursija Tij zë gjithë qiejt dhe tokën.” El-Bekare, 255
I Lartësuari ka thënë:
﴿اللَّـهُ الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ وَمِنَ الْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ الْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ﴾
“Allahu është Ai që i ka krijuar shtatë qiejt dhe po aq toka (shtatë toka), dhe urdhrat zbresin përmes tyre (qiejve dhe tokës)...” et-Talak, 12
Si dhe shumë ajete tjera që tregojnë për madhësinë e tokës dhe gjerësinë e saj.
Janë transmetuar shumë hadithe nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - për madhërimin e krijimit të tokës, disa prej tyre janë:
1) Transmeton Imam Ahmedi, Dy Shejkhat (Buhariu dhe Muslimi), Tirmidhiu dhe Nesaiju nga Abdullah ibën Mesudi – radijAllahu anhu – se ka thënë: Një rabin (i Hebrenjve) erdhi tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe i tha: “O Muhamed! Ne lexojmë (në Teurat) se Allahu do t’i vendosë (shtatë) qiejt në njërin gisht, (shtatë) tokat në njërin gisht, pemët në njërit gisht, dheun dhe ujin në njërin gisht dhe krijesat tjera në njërin gisht, e pastaj do të thotë: “Unë jam Sunduesi (el-Melik)!” Me këtë rast, qeshi Pejgamberi – sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lelm – saqë i dukën dhëmballët si aprovim për fjalët që tha rabini. Pastaj i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - lexoi ajetin:
﴿وَمَا قَدَرُوا اللَّـهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَاوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ﴾
“Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton Ai të madhërohet dhe në Ditën e Kijametit toka do të kapet nga Dora e Tij dhe qiejt do të jenë të mbështjella në Dorën e Tij të djathtë...” [3]
2) Transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: Një jehudi kaloi pranë të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur ai po qëndronte ulur, dhe i tha: “O Ebu Kasim (babai i Kasimit)! Ditën kur Allahu do ta vendos qiellin sipër këtij – dhe bëri shenjë me gishtin tregues – dhe tokën sipër këtij, ujin sipër këtij, kodrat sipër këtij dhe krijesat e tjera sipër këtij.” Për çdo njërën bënte me shenjë me gishtat e tij. Kështu Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – zbriti ajetin: “Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton Ai të madhërohet...” Tirmidhiu ka thënë: ky hadith është garibun sahih. [4]
3) Transmeton Ibën Hibbani në Sahihun e tij dhe Hakimi në Mustedrakun e tij nga Ebu Seid el-Khudrij – radijAllahu anhu – nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë: “Musa – ‘alejhi selam – tha: ‘O Zoti im, më mëso diçka me të cilën do të përmend dhe do lutem Ty.’ Ai tha: ‘O Musa, thuaj: La ilahe il-lAllah.’ Musa i tha: ‘Të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.’ Allahu i tha: ‘O Musa, sikur shtatë qiejt dhe banorët e saj, përveç Meje, si dhe shtatë tokat të vendoseshin në njërin krah të peshores dhe fjala La ilahe ilAllah të vendosej në krahun tjetër të peshores, do të rëndonte më shumë fjala La ilahe il-lAllah.’ Hakimi ka thënë: zinxhiri është i saktë dhe ata dy (Buhariu dhe Muslimi) nuk e kanë nxjerrë këtë hadith. Po ashtu Dhehebiu është pajtuar me këtë në “et-Telkhis.” [5]
4) Transmeton Imam Ahmedi, Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe Taberanij nga Abdullah ibën Amër – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur Nuhut, Pejgamberit të Allahut – alejhi selam – i erdhi vdekja, i tha të birit: ‘Po të lë një porosi: po të urdhëroj për dy gjëra dhe po të ndaloj nga dy gjëra. Po të urdhëroj me fjalën ‘La ilahe il-Allah’ sepse shtatë qiejt dhe shtatë tokat nëse do të vendoseshin në njërin krah të peshores dhe fjala ‘La ilahe il-Allah’ të vendosej në krahun tjetër, do të rëndonte më shumë fjala ‘La ilahe il-Allah’. Nëse shtatë qiejt dhe shtatë tokat do të ishin një hallkë e mbyllur, fjala ‘La ilahe il-Allah’ do ta thyente atë...” dhe e ka përmendur hadithin e plotë. [6]
5) Transmeton Ibën Merdeuej nga Ebu Dherri – radijAllahu ‘anhu – se e ka pyetur Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për Kursijn. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i është përgjigjur duke i thënë: “Pasha Atë që shpirti imë është në Dorën e Tij, shtatë qiejt dhe shtatë tokat në krahasim me Kursijnë janë si një hallkë e hedhur në mesin e një shkretëtire të gjerë. Pozita e Arshit që ka ndaj Kursijsë është si shkretëtira e gjerë në krahasim atë hallkën.” [7]
Hadithet që tregojnë për madhësinë se tokës janë akoma më shumë, dhe këto që kam përmendur këtu mjaftojnë – in sha Allahu te’ala.
Ajete dhe hadithet që kam përmendur janë argument më se i qartë që tregojnë për madhësinë e tokës dhe në këto ka refuzim tejet të shkoqitur për atë që e konsideron tokën shumë të vogël dhe të pavlerë duke pretenduar se ajo është si një thërrmijë ose si një flluskë në oqean, ose ajo në krahasim me trupat tjerë qiellorë është si një molekulë e cila nuk shihet ndryshe vetëm se përmes mikroskopit. Kurse Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿قُلْ أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللَّـهُ﴾
“Thuaj: a ju jeni më të ditur apo Allahu?” el-Bekare, 140
Këndvështrimi i tretë:
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ ﴿١﴾ وَإِذَا النُّجُومُ انكَدَرَتْ﴾
“Kur diellit të mbështillet. Kur të bien yjet .” Et-Tekuir, 1-2
I Lartësuari ka thënë:
﴿ إِذَا السَّمَاءُ انفَطَرَتْ ﴿١﴾ وَإِذَا الْكَوَاكِبُ انتَثَرَتْ﴾
“Kur të çahet qielli. E kur të rrëzohen yjet.” El-Infitar, 1-2
Begauiju dhe të tjerët për fjalën e të Lartësuarit:
﴿وَإِذَا النُّجُومُ انكَدَرَتْ ﴾
“Kur yjet të bien (nga qielli).” Et-Tekuir, 1-2
Do të thotë kur të rrëzohen nga qielli dhe të bien në tokë [8], siç ka thënë i Lartësuari:
﴿وَإِذَا الْكَوَاكِبُ انتَثَرَتْ﴾
“E kur të rrëzohen yjet.” El-Infitar, 1-2
Transmetohet nga Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: “Allahu, Ditën e Gjykimit, do ta mbështjellë diellin, hënën dhe yjet dhe do t’i hedh në det, pastaj do të dërgojë rryma ajrore që do të përplasen me njëra-tjetrën dhe kështu deti do të ndizet.” Transmeton Ebu Ebi Hatim me zinxhir të dobët. Po ashtu e ka transmetuar Begauiju në Tefsirin e tij nga Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhu. Ibën Kethiri ka thënë: po kështu ka thënë edhe Amir esh-Shabij. [9]
Unë them: Për këtë ether (të ibën Abbasit që u përmend) dëshmon ajo që ka transmetuar Buhariu në Sahih [10], nga Abdullah ed-Danaxh [11] se ka thënë: më ka treguar Ebu Selemeh Abdur-Rahman, e ky nga Hurejra – radijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Dielli dhe hëna do të hidhen Ditën e Gjykimit.”
Transmeton el-Bezzari nga hadithi i Abdullah ed-Danaxhit se ka thënë: e kam dëgjuar Eba Selemeh bin Abdur-Rahman në kohën e Khalid bin Abdullah el-Kasrij në këtë xhami, xhaminë e Kufes dhe erdhi el-Haseni dhe ul tek ai, kështu filloi të flasë e tha: më ka treguar Ebu Hurejra – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy dema të palëvizshëm në Zjarr Ditën e Gjykimit.” E Çfarë gjynahu kanë bërë ata [12]? Ai iu përgjigj: “Unë po të tregoj atë që ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lel – e ti po thua: çfarë gjynahesh kanë bërë?!” [13] Isnadi i tij është i saktë sipas kushtit të Muslimit.
Transmeton Ebu J’ala nga Enesi – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Dielli dhe hëna janë dy dema të palëvizshëm në Zjarr.” [14] El-Hejthemi ka thënë: “Në këtë zinxhir ka transmetues të dobët që janë shpallur të besueshëm.
Unë them: hadithi që u përmend sipër këtij nga Ebu Hurejra – radijAllahu ‘anhu – dëshmon për këtë dhe e forcon këtë hadith.
Transmeton Ibën Ebi Hatim nga esh-Shabij se ky e ka dëgjuar Ibën Abbasin – radijAllahu ‘anhu – duke thënë:
﴿وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ﴾
“...e s’ka dyshim se Xhehenemi do t’i rrethojë pabesimtarët.” Et-Teubeh, 49
E Xhehenemi është ky det i gjelbër në të cilin do të bien yjet dhe do të hidhet në të dielli dhe hëna, e pastaj do të ndizet dhe do të jetë ai xhehenemi.” [15]
Transmeton Imam Ahmedi, Ibën Xheriri dhe el-Hakimi nga J’ala bin Umejje – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Deti është Xhehenemi.” El-Hakimi ka thënë: ky hadith është me isnad sahih (të saktë) dhe me këtë është pajtuar Dhehebiu në “et-Telkhis.” [16]
Këto që i përmendëm janë argument për madhësinë e tokës sepse dielli, hëna dhe yjet do të bien në det Ditën e Kijametit dhe deti ka vend për të gjitha ato. Nëse toka do të ishte si thërrmijë, ose si një flluskë në mesin e oqeanit, ose si një molekulë që shihet me mikroskop në krahasim me trupat tjerë qiellorë, toka nuk do të kishte vend as për një yll të vetëm e as për disa yje. Kjo duket ashiqare se është e pavërtetë, për arsye se bie ndesh me argumentet e ajeteve dhe haditheve që i përmendëm. Allahu e di më së miri.
Burimi: Mexhmu’u Muel-lefat et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 666-674 (pjesë nga libri “Dhejlu Sauaik limahui el-Ebatil ue el-Khauarik”
Shejkh Hamud et-Tuejxhrij – Allahu e mëshiroftë – në një vend tjetër thotë:
Po ashtu ne themi:
Kush nga astronomët bashkëkohor ose të tjerë përveç këtyre, kanë arritur te dielli dhe e kanë matur atë, kanë mësuar për dimensionet e tij dhe dallimin e madh në masë midis tokës dhe diellit?! Përderisa kjo është e pamundur për njerëzimin, atëherë nga e morën ata këtë shkencë që tregojnë për përmasat e diellit duke e treguar atë në atë mënyrë sikur të kenë qenë nga ata që ka shkuar te dielli dhe i kanë marrë dimensionet e tij, apo të jenë nga ata që u ka zbritur një tekst nga Allahu i Lartësuar apo nga i Dërguari i Tij – sa-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që të përputhet me atë që e thonë?!
Po ashtu, prej kësaj toke që janë krijuar dhe jetojnë në të, nuk e kanë zbuluar dhe nuk e kanë parë të gjithë tokën, me gjithë udhëtimet e tyre të shumta dhe mjetet e shumta të zbulimit. Allahu i Lartësuar në Librin e Tij Fisnik, na ka treguar për Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, për barierën që e ndërtoi Dhul-Karnejni para tyre dhe Allahu ka treguar se ata do të dalin në Fund të Kohës.
Po ashtu, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka treguar për Jexhuxhët dhe Mexhuxhët në shumë hadithe, se ata do të dalin në Fund të Kohës dhe do t’i rrethojnë Muslimanët, e me këtë rast, Pejgamberi i Allahut – alejhi selam – do të lutet kundër tyre dhe Allahu do t’i shkatërrojë ata. Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë prej bijve të Ademit dhe nuk ka mospajtime për këtë.
Megjithëkëtë, asnjëri nga këta gënjeshtarë që pretendojnë se i dinë dimensionet e diellit, hënës dhe trupave të tjerë qiellorë si dhe që pretendojnë se e dinë lëndët që përmbajnë ato, nuk i kanë parë dhe nuk e kanë zbuluar Jexhuxhët dhe Mexhuxhët e as nuk e kanë zbuluar barierën që ndërtoi Dhul Karnejni.
Gjithashtu, është transmetuar në hadithin e Temim ed-Darijt – radijAllahu ‘anhu – se Dexhalli është i lidhur me zinxhir në një ishull në det. Temimi – radijAllahu anhu – i tregoi të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në hadithin e tij dhe i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i besoi në atë që tha dhe ua tregoi njerëzve. Megjithëkëtë, askush nuk e ka parë Dexhallin mbas atyre që udhëtuan me anije të cilit jetuan në kohën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Këtyre që pretendojnë se kanë zbuluar trupa qiellorë dhe i kanë zbuluar lëndët që përmbajnë këto trupa si dhe përmasat e tyre, u thuhet: ju nuk jeni të aftë ta zbuloni të gjithë tokën prej së cilës jeni krijuar dhe në të cilën jetoni, kurse në lidhje me zbulimin e trupave qiellorë jeni akoma më të paaftë.
Burimi: Mexhmu’u Muel-lefat et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 570-571 (pjesë nga libri “es-Sauaik esh-Shedideh ala Etbai Hejeti el-Xhedideh).
Fundnotat:
[1] Xhemil Sidkij bin Muhamed Fejdi ibën el-Menla Ahmed Baban, ez-Zehauij, ishte një poet që ndiqte rrugën e filozofëve, një nga të parët e rilindësve të letërsisë arabe në kohën bashkëkohore. Lindi dhe vdiq në Bagdad. I ati ishte muftiu i Bagdadit dhe shtëpia e këtij muftiu ishte vatër e dijenisë dhe vlerave në Irak. I ati ishte me origjinë kurde dhe gjyshërit e tij ishin el-Baban-ët, prijësit e Sulejmanijes (në lindje të Kirkukit). Ez-Zahauij i përkatësohet Zahu-së. Xhemil Sikdij ez-Zahauij lindi në vitin 1279 h. dhe vdiq në vitin 1354 h. “el-‘Alaam” i ez-Zirkiljt (2/138)/
[2] Siç ka thënë i Lartësuari:
﴿قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِالَّذِي خَلَقَ الْأَرْضَ فِي يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُ أَندَادًا ۚذَٰلِكَ رَبُّ الْعَالَمِينَ ﴿٩﴾ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِن فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا فِي أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَاءً لِّلسَّائِلِينَ﴾
“Thuaj (o Muhamed): A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe i përshkruani atij shok (në adhurimin)? Ai është Zoti i çdo gjëje që ekziston. Ai vendosi kodra në të (në tokë) sipër saj, e begatoi atë dhe caktoi furnizimin e saj, (të gjitha këto) i bëri për katër ditë sipas nevojave të krijesave.” Fusilet, 9-10
[3] E ka nxjerrë Ahmedi (1/457) (4368), Buhariu (4811), Muslimi (2786), Tirmidhiu (3238). Nesaiju në “el-Kubra” (10/239) (11386).
[4] E ka nxjerrë Ahmedi (1/251) (2267), (1/324) (2990), Tirmidhiu (3240) dhe ka thënë: ku hadith është hasen sahih garib, nuk e njohim këtë hadith vetëm se përmes kësaj rruge të transmetimit.
[5] E ka nxjerrë Ibën Hibbani (14/102) (6218), Hakimi (1/710) (1936), Nesaiju në “el-Kubra” (9/307) (10602) përmes rrugës së Derraxh Ebi es-Semh nga Ebi el-Hejthem nga Ebi Seid – radijAllahu anhu – e deri te Pejgamberi. Ky isnadin (zinxhirin) e këtij hadith ka dobësi (d’af). Hafidhi në “et-Takrib” për Derraxh Ebu es-Semh ka thënë: “Ai është saduuk (i besueshëm) në hadithin e tij por transmetimet e tij nga Ebu el-Hejthem kanë dobësi.” Dhe ky është transmetim nga Derraxhi nga Ebu el-Hejthemi.
[6] E ka nxjerrë Ahmedi (2/169) (6583), Buhariu në “Edebul Mufred” (1/192) (548), Taberanij në “el-Kebir” (13/7) (1). Po ashtu këtë hadith e ka saktësuar Shejkh Albani në “es-Sahihah” (134).
[7] E ka sjellë Ibën Kethiri në Tefsirin e tij (1/310) dhe e ka përforcuar atë Ebi Bekër bin Merdeuej me zinxhirin e tij deri te Ebu Dherri – radijAllahu ‘anhu. Në zinxhirin e tij është Muhamed bin Ebi Serrij el-Askalani dhe këtë person e ka shpallur të dobët Ebu Hatimi kurse e ka shpallur të besueshëm (thikatun) Ibën Meini. Ibn Adij ka thënë për të: “Gabon shumë.” Ky hadithi ka rrugë tjera transmetimi të cilat kanë dobësi në zinxhir, por Shejkh Albani e ka shpallur sahih këtë hadith me të gjitha rrugët e transmetimit siç qëndron në “es-Silsiletu es-Sahihah” (109). Ai që do, le ta kontrollojë atë.
[8] Tefsirul Begauij (8/346).
[9] Shiko “Tefsir Ibën Ebi Hatim,” (10/3405) (19157), Tefsiri i Begauijut (8/346), Tefsiri i Ibën Kethirit (8/352-353).
[10] (3200).
[11] Abdullah bin Fejruz ed-Danaxh el-Basrij. Fjala “ed-danaxh” në persisht do të thotë dijetar. Abdullah ed-Danaxh ishte thikah (një term që përdoret për një ndër gradat më të larta të besueshmërisë në transmetimin e haditheve, sh.p.), shiko në “et-Takrib” (1/318) (3535).
[12] (Shënim i përkthyesit): Khattabij ka thënë: “Nuk është për qëllim se dielli dhe hëna me qëndrimin e tyre në Zjarr, do të dënohen, por kjo është për t’ua shtuar dëshpërimin dhe keqardhjen atyre që i adhuronin ato në dunja, që ta dinë se adhurimi i tyre ishte i kotë.” Ismailij ka thënë: “Nuk kuptohet nga kjo se Allahu do t’i vendosë në Xhehenem për t’i dënuar, sepse Allahu ka caktuar në Zjarr melaike, gurë dhe gjëra të tjera, në mënyrë që këta t’i ndëshkojnë banorët e Zjarrit dhe të jenë mjet për ndëshkimin e tyre...” Fet’hul-Barij, vëll. 7, fq. 506-507.
[13] Transmeton el-Bezzari në Musnedin e tij (15/243) (8696), e ka saktësuar Shejkh Albani në “el-Mishkat” (5692).
[14] Transmeton Ebu J’ala (7/148) (4116), Ebu Shejkh në “el-‘Adhameh” (4/1159) (63927), e ka saktësuar Shejkh Albani në “es-Sahihah” (123).
[15] Tefsir Ibën Ebi Hatim (9/3075) (17393).
[16] Transmeton Ahmedi (4/223) (17989), Taberiu në Tefsirin e tij (15/246), Hakimi (4/638) (8762) dhe e ka shpallur të dobët Shejkh Albani në “ed-Daifeh” (1023).
Përktheu: Jeton Shasivari
29 Shaban 1440 h.
4 Maj 2019
Gostivar