Autor: Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzan

Burimi: I’anetul-Mustefid bi Sherhi Kitabi Teuhid, vëll. 2, fq.459-462

Transmetohet nga el-Abbas bin Abdul-Muttalibi, radijAllahu anhu, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “A e dini se sa është largësia midis qiellit dhe tokës?” Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë!” Ai tha: “Midis tyre (tokës dhe qiellit) është një largësi sa udhëtimi 500 vite. Largësia nga një qiell te tjetri është sa udhëtimi 500 vite. Trashësia e çdo qielli është 500 vite. Midis qiellit të shtatë dhe Arshit ekziston një det dhe largësia midis sipërfaqes së këtij deti dhe fundit është si largësia midis qiellit dhe tokës. Kurse Allahu është sipër tij dhe Ai i di të gjitha veprat e bijve të Ademit.” Hadithin e kanë nxjerrë Ebu Daudi dhe të tjerë.

وعن العبّاس بن عبد المطلب رضي الله عنه قال: قال رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: "هل تدرون كم ما بين السماء والأرض؟ "، قلنا: الله ورسوله أعلم. قال: "بينهما مسيرة خمسمائة سنة، ومن كل سماء إلى سماء مسيرة خمسمائة سنة، وكثف كل سماء مسيرة خمسمائة سنة، وبين السماء السابعة والعرش بحر، يين أسفله وأعلاه كما بين السماء الأرض، والله تعالى فوق ذلك، وليس يخفى عليه شيء من أعمال بني آدم" أخرجه أبو داود وغيره.

__________________

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, në shpjegimin e këtij hadithi thotë:

Këto largësi janë shumë të mëdha dhe të largëta që tregojnë se sa e madhe është kjo gjithësi dhe se madhësia e kësaj gjithësie tregon se sa i Madh është Krijuesi i kësaj gjithësie, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari.

Po ashtu këto tekste refuzojnë ithtarët e teorive shkencore moderne të cilët nuk besojnë në ekzistencën e qiejve dhe as nuk besojnë në ekzistencën e krijesave që gjenden lart, por ata mendojnë se kjo është hapsirë e jashtme. Sipas tyre kjo gjithësi është sistemi diellor dhe mendojnë se dielli është qendra e këtij sistemi dhe se trupat qiellorë me yjet që ka, rrotullohen rreth diellit bashkë me tokën.

Kjo është gënjeshtër për Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi, është e folur për Allahun pa dituri dhe është shpifje për të cilën Allahu nuk ka zbritur argument.

 

Në fillim është toka,

Pastaj sipër tokës janë shtatë qiejt,

Pastaj sipër shtatë qiejve është Kursijja,

Pastaj sipër Kursijjas është deti,

Pastaj sipër detit është Arshi,

E Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, është sipër Arshit.

 

Andaj, është obligim që t’i besojmë këto dhe t’i përgënjshtrojmë këto teori të kota për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë agumenti. Allahu ka treguar se toka është e palëvizshme dhe se dielli lëviz, kurse ithtarët e këtyre teorive thonë të kundërtën.

 

Përktheu: Jeton Shasivari