Bismilah...

 

 

Transmeton Ebu Seid el-Khudrij – radijAllahu anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

 

"‏ كَانَ فِيمَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ رَجُلٌ قَتَلَ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ نَفْسًا فَسَأَلَ عَنْ أَعْلَمِ أَهْلِ الأَرْضِ فَدُلَّ عَلَى رَاهِبٍ فَأَتَاهُ فَقَالَ إِنَّهُ قَتَلَ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ نَفْسًا فَهَلْ لَهُ مِنَ تَوْبَةٍ فَقَالَ لاَ ‏.‏ فَقَتَلَهُ فَكَمَّلَ بِهِ مِائَةً ثُمَّ سَأَلَ عَنْ أَعْلَمِ أَهْلِ الأَرْضِ فَدُلَّ عَلَى رَجُلٍ عَالِمٍ فَقَالَ إِنَّهُ قَتَلَ مِائَةَ نَفْسٍ فَهَلْ لَهُ مِنْ تَوْبَةٍ فَقَالَ نَعَمْ وَمَنْ يَحُولُ بَيْنَهُ وَبَيْنَ التَّوْبَةِ انْطَلِقْ إِلَى أَرْضِ كَذَا وَكَذَا فَإِنَّ بِهَا أُنَاسًا يَعْبُدُونَ اللَّهَ فَاعْبُدِ اللَّهَ مَعَهُمْ وَلاَ تَرْجِعْ إِلَى أَرْضِكَ فَإِنَّهَا أَرْضُ سَوْءٍ ‏.‏ فَانْطَلَقَ حَتَّى إِذَا نَصَفَ الطَّرِيقَ أَتَاهُ الْمَوْتُ فَاخْتَصَمَتْ فِيهِ مَلاَئِكَةُ الرَّحْمَةِ وَمَلاَئِكَةُ الْعَذَابِ فَقَالَتْ مَلاَئِكَةُ الرَّحْمَةِ جَاءَ تَائِبًا مُقْبِلاً بِقَلْبِهِ إِلَى اللَّهِ ‏.‏ وَقَالَتْ مَلاَئِكَةُ الْعَذَابِ إِنَّهُ لَمْ يَعْمَلْ خَيْرًا قَطُّ ‏.‏ فَأَتَاهُمْ مَلَكٌ فِي صُورَةِ آدَمِيٍّ فَجَعَلُوهُ بَيْنَهُمْ فَقَالَ قِيسُوا مَا بَيْنَ الأَرْضَيْنِ فَإِلَى أَيَّتِهِمَا كَانَ أَدْنَى فَهُوَ لَهُ ‏.‏ فَقَاسُوهُ فَوَجَدُوهُ أَدْنَى إِلَى الأَرْضِ الَّتِي أَرَادَ فَقَبَضَتْهُ مَلاَئِكَةُ الرَّحْمَةِ ‏"‏ ‏

 

“Ishte një njeri para jush që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Pas kësaj, pyeti për njeriun më të ditur në tokë dhe kështu e drejtuan që të shkonte te një murg. Ai shkoi te murgu dhe i tha: “Unë kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz, a ka pendim për mua?!” Ai (murgu) i tha: “Jo!” Ai e vrau murgun dhe kështu i plotësoi njëqind. Më pas, filloi të pyesë përsëri për njeriun më të ditur në tokë, dhe kështu e orientuan për te një dijetar. Ai shkoi tek ai dhe i tha që kishte vrarë njëqind njerëz, dhe se a ka pendim për të. Dijetari i tha: “Po! Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë mes teje dhe pendimit! Shko te filan vend, pasi që aty ka njerëz të devotshëm që e adhurojnë Allahun e Lartësuar, prandaj edhe ti adhuroje Allahun bashkë me ta, e mos u kthe te vendi yt sepse është vend i keq!” Ai u nis drejt atij vendi, derisa kur arriti në mes të rrugës, e zuri vdekja! Me këtë rast, Melaiket e mëshirës dhe Melaiket e dënimit, filluan të debatonin! Melaiket e mëshirës thanë: “Ai erdhi i penduar me gjithë zemër për tek Allahu i Lartësuar!” Ndërsa Melaiket e dënimit thanë: “Ai nuk ka bërë asnjë vepër të mirë!” Kështu, atyre iu erdhi një Melek në formë njeriu, dhe e bënë gjykatës midis tyre. Ai iu tha: “Mateni largësinë mes dy vendeve (nga vendi prej ku u nis deri te vendi ku do të shkonte), dhe ai i takon vendit që është më afër!” Pasi e matën, e panë që ishte më afër vendit ku do të shkonte, kështu që e morën shpirtin e tij Melaiket e mëshirës.”

 

[Transmeton Muslim, 2766]

 

Përktheu: Servet Mata