Shejkh Albani

 

Eus ibn Eus eth-Thekafij ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë:

[blockquote]“Kush lan kokën e tij në ditën e Xhuma, pastaj merr gusul dhe arrin në kohë (në xhami); ecën në këmbë e jo mbi kafshën e udhëtimit, afrohet pranë imamit, dëgjon dhe nuk flet, atëherë për çdo hap që hedh ai do të ketë shpërblimin e një viti; shpërblimin e agjërimit dhe faljes së namazit (gjatë gjithë atij viti).”[/blockquote]

Sunen Ebi Davud (n. 345). Shejkhul-Albani ka thënë se është Hadith Sahijh.

 

 

Përktheu: Alban Malaj