Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145139

Prej fjalëve që dëgjuan veshët e mi dhe i ruajti zemra ime këtë natë të bekuar (të Ramadanit) nga Shejkhu jonë, dijetari i madh, Muhamed Ibën ‘Alij Adem el-Etiopi - hafidhahullah -:

Isha ulur pranë Shejkhut tonë në Xhaminë e Qabes, në kohën midis Akshamit dhe Jacisë, kur vjen një nga vëllezërit nga zona lindore (e Arabisë Saudite) dhe e pyet Shejkhun tonë për Shejkh Rabij’ el-Medkhalij. Dhe këto ishin disa prej fjalëve me të cilat Shejkhu iu përgjigj atij vëllai:

الشيخ ربيع عالم من أئمة السلف في هذا العصر ويدافع عن عقيدة السلف وأنا أحبه وهو يحبني وأنا ألقبه بـ شعبة العصر تعرف شعبة بن الحجاج الشيخ ربيع شعبة في هذا العصر والذي يذمونه ويصفونه بـ الشدة فإن له سلف في ذلك من العلماء ولا يعاديه إلا المنحرفون

“Shejkh Rabij’ është Alim, është nga Imamët e Selefëve në këtë kohë dhe ai e mbron akijden e Selefëve. Unë e dua atë dhe ai më do mua, dhe unë e quaj atë “Shuëbeja” i kësaj kohe. A e njeh Shuëbeh Ibnul-Haxhaxh?* Shejkh Rabij’ është Shuëbeja i kësaj kohe. Kurse ata që e kritikojnë dhe e cilësojnë me ashpërsi, ai ka Ulema nga Selefët që e kanë paraprirë në atë, dhe askush nuk e armiqëson atë përveç se të devijuarit.”

Gjithashtu, prej fjalëve që i tha pyetësit ishin:

“Shko tek Shejkh Rabij’, jepi selam nga unë dhe thuaji: pyeta Muhamed ‘Alij Adem për ty dhe më tha:

الشيخ ربيع شعبة بن الحجاج في هذا العصر

“Shejkh Rabij’ është Shuëbeh Ibnul-Haxhaxh në këtë kohë.”

Në mbrëmjen e ditës së Shtunë, dita e shtatë e Ramadanit të Bekuar, në Xhaminë e Shenjtë të Qabes, 1435 Hixhrij.

Përcjellë nga: Nasir Baruvejs

Shënim i përkthyesit:

*Ai është Shuëbeh Ibnul-Haxhaxh Ibnul-Uerd el-‘Atekij el-Ezdij, Ebu Bistam el-Uasitij, el-Basrij. [Tehdhijbul-Kemal fij Esma`i er-Rrixhal, i el-Hafidh Xhemaludin Ebil-Haxhaxh Jusuf el-Mizzij]

Ka thënë Ebu Bekr Ibën Minxheuejh: “Ai lindi në vitin 82 dhe vdiq në vitin 160… ishte një prej njerëzve të ngritur në kohën e tij, me memorie, përpikmëri, devotshmëri dhe virtyte, dhe ai është i pari që hetoi në Irak çështjen e muhadithinëve dhe gjendjen e transmetuesve të dobët e të braktisur, dhe u bë flamur të cilin e ndoqën të tjerët. Më mbas e ndoqën rrugën e tij muhadithinët e Irakut.” [Tehdhijb et-Tehdhijb fij Rixhal el-Hadijth, i el-Hafidh Ibën Haxher el-Askalanij]

Ka thënë Salih el-Xhezerah: “I pari që foli për transmetuesit ishte Shuëbeh, pastaja atë e pasoi el-Kattan, pastaj Ahmedi dhe pastaj Jahja.” [Tehdhijb et-Tehdhijb fij Rixhal el-Hadijth]

Ka thënë el-Hakim: “Shuëbeh është Imami i imamëve në njohjen e hadithit në Basra. Ai ka parë Enes Ibën Malikun dhe Amër Ibën Selemeh, dy sahabët, si dhe dëgjoi (hadithin) nga katërqind prej tabi’inëve.” [Tehdhijb et-Tehdhijb fij Rixhal el-Hadijth]

Ka thënë el-Hafidh Ibën Haxher el-Askalanij: “Ai është i besueshëm (thikah), hafidh, i përpiktë (mutkin). Eth-Theurij thoshte: “Ai është Prijësi i Besimtarëve në Hadith”, dhe ai është i pari që filloi në Irak të hetonte transmetuesit dhe mbrojti Sunetin. Ai bënte shumë ibadet.” [Takrijb et-Tehdhijb, i el-Hafidh Ibën Haxher el-Askalanij]

Ka thënë Hurmeleh Ibën Jahja, nga Shafiu, i cili ka thënë: “Po të mos kishte qenë Shuëbeh, nuk do të ishte njohur hadithi në Irak.” [Tehdhijbul-Kemal fij Esma`i er-Rrixhal]

Ka thënë Hammad Ibën Zejd: Na ka thënë Ejub (es-Sikhtijani): “Tani po u vjen një burrë nga populli i Uasitit, ai është mjeshtër në hadith, prandaj merrni prej tij.” [Tehdhijb et-Tehdhijb fij Rixhal el-Hadijth]

Ka thënë Jahja Ibën Me’ijn: “Shuëbeh është Imami i të devotshmëve.” [Sijer E’alamin-Nubelaa`, i Shemsudin Muhamed Ibën Ahmed Ibën ‘Uthman edh-Dhehebij]

Ka thënë Uekij’: “Vërtet, unë shpresoj padyshim që Allahu do ta ngrejë Shuëben në grada të larta në Xhenet ngaqë ai e mbrojti të Dërguarin e Allahut.” [Tehdhijb et-Tehdhijb fij Rixhal el-Hadijth]

Përktheu: Alban Malaj