Autor: Ubejdullah bin Abdus-Selam el-Mubarekfurij (1414 h.)

Burimi: Mir’atul Mefatih Sherhu Mishkatil Mesabih, vëll. 1/fq. 255

 

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut - - ka thënë:

بَدَأَ الإسْلامُ غَرِيبًا، وَسَيَعُودُ كما بَدَأَ غَرِيبًا، فَطُوبى لِلْغُرَباءِ.

“Islami filloi i huaj dhe do të kthehet i huaj ashtu siç filloi. Andaj, Tuba qoftë për të huajt!” Muslimi [145]

 

Shpjegimi i Ubejdullah el-Mubarekfurijt – Allahu e mëshiroftë:

Fjala “Islami filloi i huaj” do të thotë: Islami filloi me disa njerëz dhe me një pakicë, pastaj u përhap. Pra, Islami në fillim ishte sikur i huaji, i vetmuari që nuk ka familje, për shkak të numrit të pakët të Muslimanëve në atë kohë dhe një numri të vogël që punonin me Islamin. Në origjinë fjala “garib - i huaj” do të thotë ai që është larg vatanit të tij. Fjala “...dhe do të kthehet ashtu siç filloi...” do të thotë: do t’i atribuohen mangësi dhe të meta Islamit për shkak të njerëzve të prishur, shfaqjes së bidateve, shfaqjes së fitneve, zhdukjes së gjurmëve të Sunnetit, moskryerjes së obligimeve të Imanit, saqë të mos mbetet Islami vetëm se te disa individë dhe te një pakicë tamam ashtu siç filloi. Fjala “...Tuba qoftë...,” do të thotë: gëzimi dhe kënaqësia, ose hareja dhe mirëqenia; ose Xhenneti, ose pema që është në Xhennet. Fjala “...për të huajt” Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka shpjeguar këtë në hadithin e Amr bin Aufit që transmetohet te Tirmidhiu, duke thënë:

“Të huajt janë ata që e përmirësojnë dhe e rregullojnë atë që e kanë prishur njerëzit pas vdekjes së tij në Sunnetin e tij.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari